557 raste të reja e 12 humbje jete nga COVID! Humb betejën ish-arbitri i volejbollit dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan! 491 pacientë të shtruar në 3 spitale

557 raste të reja e 12 humbje jete nga COVID! Humb betejën ish-arbitri i volejbollit dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan! 491 pacientë të shtruar në 3 spitale

Kozma Hakani dhe Petrit Gjogu

12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në total në 810 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Viktimat janë, 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. Betejën me virusin e ka humbur edhe basketbollisti beratas, njëheraz dhe ish- arbitri i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu. 72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,  27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër,  8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec,  1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Duhet të respektoni rregullat e distancimit fizik, vendosjen maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.  Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore", apelon ministria në njoftimin e saj.

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore         557
Të shëruar ne 24 orë           368
Të shtruar në spitale             491
Humbje jete në 24 orë        12
Testime ditore            1948

Testime totale                   190.444
Raste pozitive              38.182
Raste të shëruara          18.849 
Raste Aktive              18.523
Humbje jete                 810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
 Tiranë 9576
Durrës 1360
Elbasan 841
Fier
1367
Korcë 997
Vlorë 974
Shkodër 904
Lezhë 734
Berat 604
Kukës 406
Dibër 205
Gjirokastër 555

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:03
Prej ditësh i shtruar te 'Shefqet Ndroqi', humb jetën nga COVID, ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan

COVID i ka marrë jetën ish-kreut të Këshillit të Qarkut Elbasan, Kozma Hakani.

Hakani ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare. Ai nuk e ka fituar betejën me COCID pasi prej ditësh ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Hakani ka qenë edhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit, ndërkohë që për 40 vite punoi sistemin e arsimit në shkolla të ndryshe të qytetit të Elbasanit.

Ai nuk është rasti i parë nga rradhët e arsimtarëve që ka humbur betejën me COVID.

Ora 17:52
31 raste me COVID në Vlorë/ Të infektuar mësues, nxënës... e policë

Ditën e sotme janë raportuar 31 raste me COVID në Vlorë.

Rastet e konfirmuara janë dy mësues në dy shkolla 9 vjeçare dhe një nxënës.

Të infektuar ka pasur edhe pranë drejtorisë së kufirit dhe një tjetër rast në polici.

Të prekurit janë edhe pranë sigurimeve shoqërore, një rast në administratën e universitetit të Vlorës dhe një pranë bashkisë së Selenicës.

Raste të reja janë konfirmuar edhe pranë sektorit privat, ndërsa rastet e tjera janë raste kontakti dhe familjarë.

Ora 16:45
Anëtarja e KQZ: Jam me COVID, i prekur dhe bashkëshorti! Po punoj nga shtëpia! Përfaqësuesi i PD-së: Ç’thua moj? Ashtu kam edhe unë nusen

Anëtarja e KQZ-së, Hegla Vukaj është pozitive me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë ajo gjatë mbledhjes online të KQZ-së, ndërsa thekson se pozitiv është edhe bashkëshorti i saj. Ajo shprehet se është në ditën e 7 të infeksionit dhe se aktualisht po punon nga shtëpia.

Ndaj saj janë shprehur urimet që të shërohet sa më shpejt edhe nga koleget e saj, mes të cilëve edhe Ledio Nuraj, i cili tha se kishte gjithashtu bashkëshorten me COVID-19 në ditën e 11-të.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u miratua ngritja e 92 Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Biseda:

Helga Vukaj: Fol me zë

Ledio Nuraj: Në zyrë je?

Helga Vukaj: Jo s’jam në zyrë, jam në shtëpi, me Covid

Ledio Nuraj: U, ç’thua moj? Të shkuara. të shkuara. Po Bujari?

Helga Vukaj: Edhe Bujari

Ledio Nuraj: Ashtu kam nusen unë, me Covid

Helga Vukaj: Dita e 7-të sot

Ledio Nuraj: Dita e 11-të sot

Ora 14:25
I intubuar prej disa ditësh, humb jetën nga COVID-i ish- arbitri i volejbollit

BERAT- Basketbollisti beratas, njëheraz dhe ish- arbitri i ndeshjeve të volejbollit, Petraq Gjogu ka ndërruar jetë nga COVID-it. 72-vjeçari ishte i shtruar prej 2-javësh në Tiranë. Ai ndodhej prej disa ditësh i intubuar dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me koronavirusin.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta preku zemrat e gjithë dashamirësve të sportit beratas që e kujtojnë atë me nostalgji. 72-vjeçari Petraq Gjogu ka qenë basketbollist i ekipit të Tomorrit deri në vitet '99 dhe më pas ai u emërua gjyqtar i ndeshjeve të volejbollit në vend.

Në vitin 2001,Gjogu u emërua Kryegjyqtar i Kolegjit te Arbitrave për volejbollin në Berat. Pas lajmit për vdekjen e tij ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i selisë së PD Berat, ku Gjogu ishte pjesë e strukturave të saj që pas viteve '90.

Ora 12:20
Vlorë, 2 raste të reja me COVID në Shtëpinë e Foshnjes (VIDEO)

Këtë të hënë janë regjistruar dy raste të reja të infektimit me COVID në Vlorë.

Rastet e reja janë në Shtëpinë e foshnjes ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 8.

Nga IShP pritet të merret vendim çfarë do ndodh me Shtëpinë e foshnjës.

Ora 09:55
Shënohen rritje të rasteve COVID në Vlorë dhe Berat, mësues dhe nxënës të infektuar

Ditën e djeshme Vlora shënoi numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi me 59 raste të konfirmuara.

Vatër aktive e COVID-19 mbeten shkollat, administratat, si dhe sektori i punësimit privat. Ndër rastet e konfirmuara ishin një mësuese dhe 2 edukatore në shtëpinë e fëmijës.

2 raste konfirmohen pranë Gjykatës së Apelit, sekretar dhe punonjës administrate. 1 rast pranë njësie administrative orikum. 5 raste mësues në tre shkolla të qytetit dhe një në fshat.

I prekur është edhe një nxënës në gjimnaz publik. Konfirmohet 1 rast pranë ujësjellësit Vlorë, shërbimeve publike dhe administratë e bashkisë. 2 raste pranë kadastrës së Vlorës dhe 2 raste edhe pran2 policisë si dhe njësisë delta force në Vlorë.

4 infermiere të prekur në qendra shëndetësore mes të cilëve në qendrën shëndetësisë 3 dhe 4 në Vlorë. Një tjetër student pranë UTV Vlorë. Raste edhe në sektorin privat. Por të prekur edhe pensionistë dhe të papunë.

Ndërkohë edhe Berati ka shënuar një numër të lartë të infektuarish prej 45 rastesh.

Rastet e konfirmuara ditën e djeshme:

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë.

-1 edukatore në kopshtin "Barrikadë" në Berat.

-1 sanitare në kopshtin "Clirim 1" në Berat.

Bashkia Berat.

-1 punonjës administrate.

Spitali Berat.

-1 oksigjenist.

-4 infermier.

-1 specialist në Drejtorinë e Transportit në Berat.

-1 operator në kompaninë Aleat.

-1 shitëse.

- 2 punonjëse në fasoneri

Ditën e djeshme u shënua një rekord të infektuarish me COVID në Shqipëri ku u raportuan 835 raste të reja ndërkohë që humbën jetën 11 qytetarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 30/11/2020 17:24

    ÇA JAN KETO LAJME KY ISH ARBITRI MOS E KISHTE JETEN ME TE SHTRENJT SE TE TJERET APO FUTJA KOT

    Përgjigju
    • Berat Çelepias: 30/11/2020 23:49

      Ky “ish arbitri” ishte një personalitet në qytetin e Beratit. Ka bër sakrifica vullnetarisht për sportin Beratas. Ka bër diçka për komunitetin ku jetonte. Kur të vdesësh ti Fatmir, nuk do shkruaj asnjë portal apo gazetë për vdekjen tënde.....një biçimsëz më pak. PETRAQIT I QOFTË DHEU I LEHTË

  • Dritan Lama: 30/11/2020 16:50

    Si te mos shkohet ne izolim.... kur i sheh qe bredhin si bagetia e dale nga vatha, pa mare asnje rrezik ne sy, bredhin pa maska.. e jo me te mendosh qe ndonjerit mund ti gjenden ne xhepa doreza apo pastrues duarsh.... Nuk e di ca kerkojne nga qeveria per te menaxhuar situaten neper spitale kur askush nuk ve ujet ne zjarr. Jo se me plas per qeverine se mire do u behej te qeroheshin qe neser, por nuk ka kombinim me te bukur per ata njerez, te kene ne krye ata qe kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese