Ulet numri i viktimave në Itali, 7 humbje jetë nga COVID në 24 orë, 192 raste të reja

Ulet numri i viktimave në Itali, 7 humbje jetë nga COVID në 24 orë, 192 raste të reja

Situata me koronavirusin në Itali është duke u përmirësuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima dhe 192 persona të infektuar me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësorë italiane numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, konkretisht është 14,642.

Ndërkohë 945 pacientë të infektuar po kurohen në spital, 74 prej tyre janë në terapi intensive.  Numri i të shëruarve nga koronavirusi deri më sot në Itali  është 192,108.

Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241,611, ndërsa i viktimave 34,861.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman