Uljet e 'çmendura' të BEKO-s, frigoriferi me ushqime të shëndetshme më i lirë se ai bosh

TIRANË- Një frigorifer i mbushur me ushqime është ajo për të cilën ka nevojë çdo familje, veçanërisht nëse ai ushqim përbëhet nga perime dhe fruta të shëndetshme! Beko, një lider global në pajisjet elektro-shtëpiake ofron një nga modelet e tyre më të mira të frigoriferit me një zbritje speciale , nëse e merrni plot me perime dhe fruta. 15,000 Leke më lirë për një frigorifer plot, në krahasim me të njëjtin frigorifer- bosh. E gjithë kjo me një qëllim, të frymëzojë njerëzit që të hanë ushqim më të shëndetshëm, një nga misionet e korporatës Beko në nivel global.

“Përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë Beko për të sjell teknologjitë më të fundit në projekte frymëzuese të orientuara drejt të jetuarit shëndetshëm përfaqësohen më së miri në projektin jeto shëndetshëm. Kjo ofertë promocionale nuk ofron vetëm uljen e frigoriferit i cili është në vlerën e 54,990 lekësh, por përfshin edhe një kupon prej 10 mijë lekësh të cilin mund ta shpenzojnë në Spar për të blerë ushqimet e tyre të preferuara dhe të shëndetshme për familjen e tyre”, tha menaxherja, Adelina Mahmutaj.

Frigoriferi është i pajisur me teknologjinë Beko EverFresh +, e cila siguron lagështinë dhe temperaturën ideale për të mbajtur frutat dhe perimet deri në 3 herë më shumë të freskëta. Gjithashtu, produkti ka teknologjinë Harvest Fresh, e cila ruan vitaminat më gjatë.

“Ky frigorifer vjen me teknologjinë Harvest Fresh, e cila përcjell më së miri mirëmbajtjen e frutave dhe perimeve sikur të ishin në ambientin e tyre natyral. Ndaj Beko ju ofron një jetesë më të shëndetshme”, tregoi Mahmutaj.

Kjo ofertë zgjat vetëm deri më 30 Nëntor dhe mund ta gjeni në të gjitha dyqanet e Neptun, distributor zyrtar i Beko për Shqipërinë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën