Ulliri i Beratit në 'krizë', fermerët: Viti më i dobët i tre dekadave të fundit (VIDEO)

BERAT- Mungesa e reshjeve ka bërë që ky të jetë viti më i dobët për prodhimin e ullirit në zonën e Beratit. Fermerët ngrenë alarmin se Ulliri i Beratit është në "krizë”. Ata e cilësojnë vitin më të dobët të 3 dekadave të fundit për sa i përket prodhimit të ullirit në zonën e Drobonikut, Bilces apo dhe të zonave përreth Beratit.

Ulliri kripës apo edhe i vajit, këtë vit kanë shënuar prodhimin më të ulët historik.  Faktori kryesor është thatësira.

"Kemi 30 vjet që merremi me ullirin dhe si sivjet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. S'kemi asnjë ndihmë nga shteti", shprehet fermeri Flamur Caushi.

Sipas tij, ndikojnë si plehrat me të cilat ushqehet ulliri, spërkatja, por dhe natyra jo e përshtatshme. Po ashtu edhe Luan Maska, një nga pronarët e fabrikave për prodhimin e vajit të ullirit shprehet se sivjet është një nga vitet me të këqinj për të.

"Rrime e presim fermerët duke sjellë ullirin, detyrohemi të punojmë një në katër ditë për arsye se s’ka prodhim", tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ganiu: 04/11/2019 02:38

    Krasitini,,hiqini barerat perreth dhe punojeni token perreth....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI