Ulqinaku në Report Tv: Karantina do bëhet 5 ose 7 ditë! Mos përdorni antibiotik, nuk kanë efekt për gripin dhe Omicron-in

TIRANË- Periudha e karantinimit për të gjithë personat e infektuar me COVID mund të shkurtohet nga 10 ditë në 5 ose 7 ditë. Lajmi u bë me dije nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku në emisionin 'Studio Live' në Report TV, të gazetarëve Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri.

"Situata e qetë në spitale na bën të mendojmë që Omicron nuk është aq agresiv. Por përditë kemi viktima, aty ku gjen terren ai bën dëm. Pastaj mund të shtrihemi në sferat e tjera, distanca, higjiena mbajtja e maskave, mos izolimi kur një person del pozitiv. Karantina do bëhet shumë shpejt me dijeninë time ose 5 ose 7 ditë", tha Ulqinaku për Report Tv.

Lidhur me vaksinimin kundër COVID-19, Ulqinaku tha se janë të pakënaqur me shifrat, pasi deri më tani më pak se 50% e popullatës në vend e kanë marrë vaksinën.

"Ndërgjegjësimi ka çaluar në vendin tonë, përgjegjësi në radhe të parë kemi ne, por nuk është luftë vetëm më shëndetësinë. Me jemi ta pakënaqur sepse kemi inspiruar ta çojmë Shqipërinë në Europë. Europa flet qartë me shirat e vaksinimit. Akoma si kemi kapur 50% me dy doza", vijoi Ulqinaku.

Duke qenë se këtë vit në vendin tonë po qarkullon edhe gripi, Ulqinaku tha se është e pamundur të bëhet dallimi me Omicron, pasi shenjat që ato japin janë pak a shumë të njëjta. Ai thekson se vetëm një test COVID mund ta bëjë diferencën.

"Këtë vit kemi qarkullim edhe të virusit të gripit, që bën që alarmi të jetë më i madh. Është e pamundur të diferencohet kush është grip kush është COVID. Nuk kuptohet, Kur kemi bashkëjetese, koronavirusi me variantin Omicron. Shenjat janë pak a shumë të njëjta, dhimbje koke, temperaturë me 40 gradë. Me klinikë është pothuajse e pamundur ta dallosh nëse nuk e bën testin diferences", u shpreh nëndrejtori i ISHP.

Ndërkohë, Ulqinaku u ndal edhe në përdorimin e antibiotikut, ku iu bëri thirrje mjekëve, por edhe farmacistëve që të mos u japin antibiotikë qytetarëve sepse nuk ka asnjë efekt tek gripi dhe COVID. Sipas tij, përdorimi i tepërt i antibiotikut gjatë pandemisë është dëmi më i madh që iu shkaktua popullatës.

"Këtu është dhënë historikisht dhe vijon të jepet nga pjesa dërrmuese e farmacive pa recetën e mjekut, por edhe me recetën e mjekut. Dëmi më i madh që i kemi shkaktuar popullatës lidhur me koronavirusin është përdorimi i tepërt antibiotikut. Në aspektin individual mund t'ia shohim 'sherrin' më vonë. Imagjinoje sikur një individ për tu trajtuat kundër COVID ka përdorur dy-tre antibiotikë të shkallës së tretë ose të katërtët, nesër kur bën edhe një infeksion banal dhe ti i jep antibiotik dhe nuk bën efekt është e tmerrshme.'Lufta' botërore kundrejt trajtimit me shumë pikatore të antibiotikut është 'lufta' aktuale sot. Nuk duhet të jepet antibiotikë në këto ditë sepse kemi të bëjmë me virusi, antibiotiku tek virusi i gripit dhe COVID nuk ka asnjë lloj efekti", theksoi Ulqinaku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?



×

Lajmi i fundit

John

Finalja e Conference League, Duka falënderon Ramën, Veliajn dhe të gjitha institucionet që ndihmuan në suksesin