Ulsi Manja akuza KPA-së për zvarritje: Vetëm 70 vendime në dy vite, nuk heshtim më! Qeveria dhe Kuvendi 16 këshilltarë shtesë për organet e Vetingut

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka kritikuar dje për herë të parë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, se po zvarrit procesin e Vetingut. Manja u shpreh se gjatë dy viteve KPA ka marrë vetëm 70 vendime ose më pak se tre vendime në muaj. Këtë qëndrim Manja e artikuloi gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, ku u miratuan edhe 18 këshilltarë ligjorë dhe ekonomikë për organet e Vetingut.

“Ne do ta kalojmë këtë projektvendim, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të heshtim për punën e këtyre institucioneve. Në dy vjet kanë marrë 2.9 vendim në muaj. Nuk besoj se është mungesa e 6 apo 9 këshilltarëve që ka prodhuar këtë rendiment në punën e organeve të Vetingut. Në dy vite janë 140 apelime në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Janë dhënë 70 vendime, i bie gati 2.9 vendime në muaj. Unë uroj që me këtë shtesë në strukturë të rritet volumi i punës së KPA në drejtim të vendimmarrjes. Të mos harrojmë se janë lekë që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Dhe siç kemi të drejtën për të kërkuar mbështetjen e buxhetore për punonjës, e njëjta llogaridhënie duhet të jetë edhe për detyrat që keni marrë përsipër”, tha Manja.

Deputeti Bashkim Fino kundërshtoi kërkesa e organeve të Vetingut për ndryshimin e strukturës dhe zgjerimin e stafit. Fino reagoi ashpër pasi Komisioni i Ligjeve kishte rrëzuar kërkesa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë shqyrtimit të buxhetit, për staf shtesë dhe rritje të pagës për vështirësi. Megjithatë, Komisioni i Ekonomisë dhe qeveria i pranuan më pas pjesërisht kërkesa e KPK dhe KPA, duke rrëzuar Komisionin e Ligjeve. Sipas Finos dhe Manjën, Komisioni i Ekonomisë duhej të merrte parasysh argumentet e Komisionit të Ligjeve.

Ndërkaq, kërkesat e KPK dhe KPA u mbështetën sot nga deputeti Fatmir Xhafaj.

“Unë jam shumë dakord me të dyja kërkesat. Madje, që të jem i sinqertë, jam shumë dakord me kërkesat fillestare të tyre. Nuk arrij të kuptoj pse KPK-ja nuk ka kërkuar këshilltarë financiarë më parë, për shkak se një pjesë e volumit të tyre e zë ky aspekt”, tha Xhafaj.

Pavarësisht debateve, Komisioni i Ligjeve, pas vendimit të Komisionit të Ekonomisë, vendosi të shtojë 6 këshilltarë ligjorë dhe ekonomikë për KPA nga 9 që kishe kërkuar si dhe 12 këshilltarë ligjorë për KPK, aq sa kishte kërkuar. KPA dhe KPK kishin kërkuar edhe shtesa në pagë për vështirësi, kërkesë kjo që refuzua.

Relatoja e projektvendimit Klotilda Bushka tha se nevojat e tjera të KPA dhe KPK do të diktohen në të ardhmen. “Sa i përket kërkesës për ndryshime në kategorinë e pagave, është diskutuar po nuk është miratuar. Sot ajo që pranohet ka të bëjë me shtesë në strukturë vetëm punonjësve në njësinë e shërbimit ligjor. Nevojat e tjera do të diskutohen në të ardhmen sipas mundësive buxhetore”, tha Bushka.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë deri më sot 310 vendime, ndërsa mbeten edhe 500 gjyqtarë dhe prokurorë për t’u verifikuar. KPA shqyrton vendimet e KPK vetëm kur vihet në lëvizje nga vetë gjyqtarët dhe prokurorët ose edhe nga Komisioneri Publik. Në KPA janë ankimuar deri më sot 140 vendim. Kolegji është shprehur për gjysmën e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 01/12/2020 16:21

    Xhafen degjoeni se ai beri reformen me unikale ne drejtesi,biles rueni se mos ua marin te tjeret qe tu jape experience se si mund te ngrihet nje SPAK dhe GJKK qe te denoj policin qe ben korupsion me 500 leke. Ne jemi Finlande qe edhe kjo mitmarje na vret mendjen.Pika qe su bie ne bythe o deputete qe diskutoni per keto organe qe marin nje thes me para dhe tallen me ju pa popullin se ka kush ne refene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik