SHBA ultimatum Bashës pa Berishën në Parlament, Tritan Shehu i kthehet Kadillit pasi ai mbështeti SHBA: Flet sikur të kishte zbuluar talebanët në PD! Berisha promotor i dashurisë për Amerikën

SHBA ultimatum Bashës pa Berishën në Parlament, Tritan Shehu i kthehet Kadillit pasi ai mbështeti SHBA: Flet sikur të kishte zbuluar talebanët në PD! Berisha promotor i dashurisë për Amerikën

Tritan Shehu dhe Fatbardh Kadilli

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu, i është kundërpërgjigjur Fatbradh Kadillit, pasi ky i fundit mbështeti vendimin e SHBA  që ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur 'non grata', mos të jetë në Kuvend në shtator.

Me një postim në Facebook, Tritan Shehu thotë se Kadilli foli 'sikur të kishte zbukuar talebanët në PD. Sipas Shehut, Dashuria e respekti për SHBA ka qen ëthemel në PD q ënë lindje dh evazhdon të jetë, ndërsa thekson se promotor për këtë ka qenë pikërisht Berisha.

"Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene: 

Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane! Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!! Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD! Turp i vertete ky. Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet. Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme. Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete. E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen", thotë ai.

Në një reagim lidhur me ultimatumin e ambasadores Yuri Kim për kreun e PD Lulzim Basha të cilit i dha mesazh të qartë se SHBA nuk e do ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend në shtator pas shpalljes "Non Grata", Kadilli u shpreh një ditë më parë se është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me kërkesat e SHBA. Sipas Kadillit, do të ishte e patolerueshme që Basha të marrë vendime vetëm për të ruajtur karrigen e tij.

Diplomatja amerikane, Yuri KIm i kërkoi dje Bashës që të distancohet nga Berisha dhe këtë mesazh e dha duke iu referuar një shprehje të periudhës së komunizmit. “Një parti nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti”, tha Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 31/07/2021 20:29

    Z.Tritan , Berisha nuk eshte shpallur "non grata " per arsye se nuk dashuron Ameriken , por per : " korrupsion te rende shteteror qe minon demokracine "

    Përgjigju
  • Shkodrani: 31/07/2021 18:56

    Mesa duket PD paska talebanë e nuk është çudi që një i tillë të jetë edhe Shehu...edhe kshtu, edhe taleban ky Shehu!!!

    Përgjigju
  • qytetari: 31/07/2021 18:18

    O tano po keni 30 vjet qe mbushni arka e mbushni xhepa.. Ik o vllai leri te hane te gjithe…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës