Ultrasit e Lacios kërcënim
me jetë Igli Tare e Lottitos

Ultrasit e Lacios kërcënim<br />me jetë Igli Tare e Lottitos
TIRANE - Ish-futbollisti i ekipit kombëtar të futbollit, Igli Tare është kërcënuar për vdekje nga tifozët e ekipit të Lacios në Itali. Tare është aktualisht drejtor i ekipit bardhekaltër, por kjo gjë nuk i ka penguar ultrasit e Lacios që të kërcënojnë me jetë shqiptarin, së bashku me të edhe presidentin e ekipit italian që militon në Seria A, Claudio Lottio. Sipas email-eve që kanë mbërritur në zyrat e klubit që ka një urrejtje të thellë me Romën, Tare dhe Lotitto janë kërcënuar, pasi kanë zhvilluar një merkato shumë të varfër këtë edicion duke rrezikuar seriozisht objektivat.

Humbjet e thella me Juventusin brenda pak ditëve me rezultat të thellë, duke u mundur me poker është i papranueshëm për tifozët. “Do të përfundoni të gjithë të varur” apo “Në mëngjes trupat tuaj do të jenë të ftohtë” ishin disa nga kërcënimet e tifozëve për dyshen drejtuese të Lacios, Lottio-Tare. Lazio ka afruar në skuadër mesfushorët Bigla dhe Anderson, mbrojtësin Novaretti, sulmuesin Bryan Perea dhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, por mos arritja e akordit me Ilmz apo Kualiarela i ka prishur planet e lacialëve për këtë edicion.

Futbollisti nga Turqia, Ilmaz ishte shumë pranë kalimit këtë edicion në ekipin e Lacios, por në momentet e fundit të afatit kalimtar të përcaktuar nga UEFA, që ishte data 2 shtator, marrëveshja dështoi duke sjellë shumë pakënaqësi te palët. Menaxheri i futbollistit turk kërkoi në marrëveshje një shumë të madhe për Ilmaz, Lacio nuk e pranoi kushtin e ri duke mos arritur marrëveshjen. Ndërsa nuk u arrit që të sillej as sulmuesi i njohur italian që ka luajtur me disa ekipe Kualiarela.

Lacio në edicionin e fundit zhvilloi një kampionat pozitiv duke e mbyllur me fitimin e Kupës së Italisë, titulli i dytë më i rëndësishëm në Itali, pasi kampionatit, ndërsa nuk arri të kualifikohej në Champions League. Në lidhje kërcënimet e tifozëve të Lacios, që nuk është hera e parë që bëjnë një veprim të tillë kur kanë pakënaqësi, policia sipas medieve italiane mësohet se ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit