'Unaza e Re'/ Banorët protestë në ditën e 32-të, i pranishëm edhe Basha: S'do ndalim rezistencën

TIRANE - Banorët e "Astirit" të ndihmuar edhe ga opozita bllokuan edhe sot në mbrëmje qarkullimin e automjeteve në segmentin nga "Pallati me Shigjeta deri te Dogana", duke protestuar kundër projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Pjesë e kësaj proteste u bë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha krahas deputetëve të tjetër demokratë të cilët janë të përditshëm. Protesta ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja anët e rrugës duke paralizuar trafikun për rreth dy orë me radhë. 

Banorët e "Astirit" zhvilluan sot protestën e radhës kundër prishjes së ndërtimeve në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe. Banorët pretendojnë se banesat e tyre janë në proces legalizimi dhe si rrjedhojë ata më parë kërkojnë shpronësimet. Por nga ana tjetër ALUIZNI ka përjashtuar nga procesi i legalizimit të gjitha ato objekte që janë ndërtuar pa leje mbi gjurmën e "Unazës së Madhe". 

Megjithatë, në protestën e sotme të "Astirit" ra në sy edhe prezenca e disa banorëve nga zonat e tjera të kryeqytetit si nga Paskuqani dhe Kamza, të cilët morën fjalën në tubim dhe u shprehën se kishin protestuar edhe për Teatrin Kombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Largohen banorët e Astirit, PD sjell te 'Unaza e Re' protestues nga Kamza e Paskuqani

Duket se banorët protestues te "Unaza e Re" po pakësohen çdo ditë e më shumë, çka ka bërë që organizatorët demokratë të sjellin simpatizantë të tyret nga zona të tjera të Tiranës, që s’kanë asnjë lidhje apo interes me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e "Astirit". Këtë e pohojnë edhe vet pjesëmarrësit në këto tubime siç ishte rasti i një të moshuari i cili duke folur me megafon në këtë tubim u shpreh sot se “në fakt jam nga zona e Shallvareve, por kam qenë edhe te protesta e teatrit”. Por nuk kanë munguar edhe të ardhur nga zonat përreth Tiranës, si nga Kamza apo Paskuqani, të cilët gjithashtu protestojnë për “hallin” që ka zënë banorët e Astirit. “Unë nuk jam banorë i zonës, por kam ardhur nga Kamza të mbështesë banorët këtu”, tha një tjetër banor që foli në protestën e sotme. Gjithashtu, edhe vetë protesta organizohet nga PD. Një prej tyre është Astrit Xake, kryetari i PD-së për degën e Njësisë Nr.6, i cili ka qenë ndër personat më aktiv gjatë këtyre protestave jo vetëm në Unazë por edhe para parlamentit. 

Ora 18:38
Protesta e banorëve të 'Unazës së Re' në ditën e 32-të
Ora 17:26
Protesta te 'Unaza e Re', Basha: Do qëndrojmë këtu derisa të sprapsim të keqen

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu ribashkua sot protestës së banorëve të "Astirit". Kreu demokrat tha se rezistenca te "Unaza e Re" deri në sprapsjen e asaj që ai e quajti megavjedhje. Ai akuzoi Ramën se ka kaluar vijën e kuqe dhe u ka hyrë në borxh shqiptarëve, ndërsa paralajmëroi se interesi i shumicës dhe interesi i këtyre banorëve do prevalojë mbi projektin që sipas tij parashikon grabitjen e 48 mln eurove për 2 km rrugë. Apeli i Bashës për banorët ishte që të qëndrojnë të bashkuar dhe t'i rezitojnë tendencës për përçarje. "Unaza ka treguar sesi mund të arrish të sprapsësh të keqen kur qëndron i bashkuar. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj dhe do vazhdojmë të qëndrojmë këtu për të sprapsur të keqen. Këtu po harxhohen 48 mln euro për 2 km, vjedhja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në botë. Këtu nuk ka projekt zhvillimi, por projekt vjedhje për sarajet e Surrelit", tha Basha. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 05/12/2018 18:57

    Protesta e sotme e qytetareve qe kane bdertuar pa leje , ka pergjegjes we i lejuan te ndertojne , ata qe i legalizuan duke ditur qe po ndertonin ne gjurmen e rruges dhe Aluizni i zotit Lame , qe nuk paditi personat pergjegjes . Nuk jane te gjithe pa leje , se ja dhe me " leje " ne te njejten zone , dhe ky eshte paradoksi . Toke xanun vetem ne demokraci ka degjuar Shqiperia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin