UNICEF jep shifrat: Më shumë se 120 mijë fëmijë janë vrarë dhe gjymtuar që nga viti 2005

UNICEF jep shifrat: Më shumë se 120 mijë fëmijë janë vrarë dhe gjymtuar që nga viti 2005

Foto ilustruese

Zëri kryesor i promovimit dhe i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në botë, Unicef ka konstatuar 315 mijë abuzime serioze ndaj fëmijëve dhe 120 mijë të vrarë në konflikte të ndryshme, dëshmi e pasojave shkatërrues të konflikteve tek të miturit.

Ndërmjet viteve 2005 dhe 2022, OKB-ja treguar shifrat në rritje të rasteve të shumta në botë, ku të miturit dhunohen, vriten apo gjymtohen si pasojë e konflikteve të ndryshme.

Sipas Unicef, shkeljet e kryera nga palët ndërluftuese në më shumë se 30 situata në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine përfshijnë, më shumë se 120 mijë  fëmijë të vrarë ose të gjymtuar (mesatarisht 20 në ditë), të paktën 105 mijë të përdorur nga forcat e armatosura apo grupet e armatosura, më shumë se 32.500 mijë të rrëmbyer dhe më shumë se 16 mijë viktima të dhunës seksuale.

Për këto shifra shqetësuese, Drejtoresha Ekzekutive e Unicef-it, Catherine Russell shprehu alarmin për shifrat të cilat janë gjithnjë e më shumë në rritje.

"Për shkak se këto janë vetëm rastet e konfirmuara - shpjegon Unicef ​​- numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Përveç kësaj, shumë miliona fëmijë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë dhe komunitetet e tyre, kanë humbur miqtë ose të afërmit ose janë ndarë nga prindërit ose kujdestarët”. “Çdo luftë është në fund të fundit një luftë kundër fëmijëve”, tha Drejtoresha Ekzekutive e Unicef-it, Catherine Russell.

Gjithashtu Russell tha se rastet që OKB dokumenton vit pas viti mbi mënyrën se si vriten shumë fëmijë në botë, janë çnjerëzore dhe të paimagjinueshme.

"Ekspozimi ndaj konfliktit ka efekte katastrofike, që ndryshojnë jetën për fëmijët. Edhe pse ne e dimë se çfarë duhet bërë për të mbrojtur fëmijët nga lufta, bota nuk po bën mjaftueshëm." "Vit pas viti, Kombet e Bashkuara dokumentojnë mënyrat e tmerrshme, tragjike dhe shumë të parashikueshme në të cilat merren jetët e fëmijëve. Është në dorën tonë të të gjithëve të sigurojmë që fëmijët të mos paguajnë çmimin për luftërat e të rriturve dhe të marrim guxim dhe veprime konkrete të nevojshme për të përmirësuar mbrojtjen e disa prej fëmijëve më të cenueshëm në botë”. përfundoi ai.

Kujtojmë se Unicef është organizata më e madhe botërore për fëmijët, e themelur më 11 dhjetor 1946 për të ndihmuar dhe sjellë shpresë për fëmijët që vuanin në rrënojat e Luftës së Dytë Botërore.

UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundësinë e tyre për të arritur potencialin tyre të plotë, duke zbutur kështu një nga problemet sociale më të rënda të ditëve të sotme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin