Universitetet do kërkojnë të rikthehen dy javë në auditore pas fatkeqësisë, s'ka pushime vere, viti akademik s'digjet

TIRANE-Viti akademik nuk do të digjet, por mësimi do të vijojë në muajt e verës. Ministria e Arsimit vendosi dje që shkollat të rihapen në shtator, ndërsa vetëm maturantët të rikthehen tre javë në bankat e shkollës nga 18 maji deri në 5 qershor për përgatitjet e fundit për provimet, por me rregulla të forta të disntancimit social.

Por cfarë do të ndodhë me studentët që gjithashtu po ashtu vijojnë mësimin online prej datë 9 mars ku u dha vendimi për mbylljen e universiteteve? Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku mësoi se në ditët në vijim do të mblidhet Senati Akademik për të diskutuar nëse do të rikthehen në auditorë, por vendimi do të varet nga Komiteti i Ekspertëve.

Gjithashtu po sipas burimeve, Senati Akademik pritet që ti kërkojë Komitetit të Ekspertëve që pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 23 qershor të rikthehen dy javë në auditore.

I njëjti burim i tha Report Tv se viti akademik do të plotësohet në muajt e verës ku studentët në korrik, gusht dhe shtator nuk do të bëjnë pushime, por mësim. Një tjetër dilemë që mbetet për t'u zgjidhur janë edhe provimet.

"Fakti që maturantët po rikthehen është sinjal i mirë edhe për universitetin. Sa i përket provimeve, studentët nuk pranojnë që provimet të bëhen online. Pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 23 qershor nëse do të hapen do të kemi dy javë intensive me konsultime për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi që të ndjekin mësimet online" tha i njëjti burim nga universiteti i Tiranës. Ndërkohë që prioritet do të kenë vitet e fundit të programit të studimeve 3-vjeçare dhe vitet e fundit të masterave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 29/04/2020 15:11

    Kjo minisyria esht debile komplet doli e nje her ne mars tha per nje jav un hap shkollat e u talll ter mileti me te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën