Universiteti i Oksfordit: Imuniteti që do ofrojë vaksina mund të zgjasë deri 5 vite

Universiteti i Oksfordit: Imuniteti që do ofrojë vaksina mund të zgjasë deri 5 vite

Imuniteti që ofron vaksina kundër koronavirusit mund të zgjasë deri 5 vite.

Kështu është shprehur Sarah Gilbert, ekspertja me famë botërore që drejton ekipin e Universitetit të Oksfordit, i cili është në hapat e fundit për krijimin e vaksinës anti Covid

Profesoresha Sarah Gilbert u tha deputetëve britanikë se vaksina mund të sigurojë “një zgjatje të mirë të imunitetit, ndoshta deri në 5 vite.”

Prej disa kohësh është ngritur shqetësimi nëse vaksina kundër koronavirusit do mund të ofrojë imunitet të përhershëm. Gjithashtu ka patur zëra se koha e imunitetit prej vaksinës do ishte e shkurtër, ndoshta disa muaj.

Gilbert i tha gjithashtu Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë se vaksina mund të ketë një rezultat më të mirë sesa imuniteti i fituar te individët e shëruar nga infeksioni.

Më 15 qershor, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë prodhuese farmaceutike “AstraZeneca”, Pascal Soriot, e cila bashkëpunon me Universitetin e Oksfordit, deklaroi se ka filluar prodhimi industrial i vaksinës anti Covid paralelisht  me fazën e provave klinike, edhe pse ekziston rreziku financiar, por kjo, sipas tij, është mënyra e vetme për të qenë gati për të nisur me shpërndarjen e saj në muajin tetor. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin