Universiteti i Oksfordit: Në shtator gati 400 milion doza vaksine kundër koronavirusit

Laboratori i Universitetit të Oksfordit ka njoftuar se deri në muaji shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Shumëkombëshja ka deklaruar gjithashtu se kapaciteti i saj prodhues është për vitet 2020 deri 2021 deri në 1 miliard doza dhe se ka përfunduar marrëveshjet e para për prodhimin e të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme anti-Covid që po testohet në Oksford.

Pas parablerjes së 30 milion dozave nga qeveria britanike, kompania ka njoftuar gjithashtu se po punon në marrëveshje të tjera paralele me qeveritë e vendeve europiane për të siguruar një "furnizim të gjerë dhe të barabartë të vaksinës në botë, me një model të njohur si jofitimprurëse , gjatë pandemisë”

Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Ditët e fundit, miliarderi bashkë-themelues i Microsoft Bill Gates kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të marrë përsipër një pjesë të kostove të prodhimit të vaksinës kundër Sars-CoV2 që Universiteti i Oksfordit po teston te njerëzit. Sipas manjatit dhe filantropit amerikan, prodhimi i vaksinës po përparon me shpejtësi dhe se ai ka bindjen se ajo do jap rezultat në krijimin e antitrupave

Italiania Elisa Granato ishte vullnetarja e parë që morri vaksinën e Universitetit të Oksfordit më 23 prill dhe deri tani nuk ka patur efekte anësore

Bashkë me të u vaksinua edhe kolegu i saj, onkologu Edëard O'Neill

Vaksina nuk përmban Covid-19, por ka vetëm një pjesë të vogël të gjenomit të saj të futur në një virus të ndryshëm dhe jo të dëmshëm. Kjo parandalon përhapjen e tij, por mund të aktivizojë potencialisht sistemin imunitar dhe kështu të mbrojë kundër koronavirusit.

Universiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 24 prill dhe kjo e bën atë të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento

Komente

  • Jimm: 21/05/2020 12:43

    Fake news?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Imzot George Frendo rrëfen betejën me Covid-19: Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë që të jem edhe më solidar me të infektuarit