'Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen...' Postimi PËRLOTËS i vajzës që babai i vrau nënën: Duroi 30 vite martesë, trokita në dyer polici e doktori...askush s'u shqetësua

Vajza me nenen e saj

Një postim mjaft prekës për nënën e saj të ndjerë, ka ndarë në rrjetet sociale, Ana, vajza e Hajdije Tasunit, 58-vjeçares që një ditë më parë u vra nga bashkëshorti i saj, Ruzhdiu 63 vjeç në dyqanin e tyre me metrazhe në qytetin e Durrësit. Ana, e cila këtë të enjte i dha lamtumirën e fundit nënës së saj, shkruan e pikëlluar për këtë humbje dhe sakrificat e nënës së saj për të rritur tre vajza.

Duke mos thënë asnjë fjalë për babanë e saj i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes, Ana tregon për jetën e vështirë të nënës së saj, Dijes, një grua të zakonshme me fuqi të jashtëzakonshme siç ajo shprehet. Përmes postimit në Facebook, Ana Tasuni lë të kuptohet se nëna e saj ka kaluar një jetë të vështirë në 30 vite martesë, ndoshta e dhunuar nga bashkësjorti, kur tregon se ka trokitur në shumë dyer, doktorësh e policësh për hallin e mamasë siç shprehet ajo dhe askush sipas saj nuk u shqetësua. "Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote. Dija mund të jetë të gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur nuk e dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen. Epo sot ajo s'të dëgjon dot më. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj qe ti mos të bëhesh kurrë Ana", shkruan vajza.

Ana Tasuni ishte në vendin e ngjarjes pas momentit tragjik, teksa e përlotur me dhimbjen për humbjen e madhe, kërkonte qe efektivët e policisë ta linin të shikonte nënën e saj, brenda dyqanit që ishte rrethuar me perimetër sigurie. Ajo kërkon edhe fshirjen e këtij momenti në mediat që është publikuar, për të mos e rënduar në dhimbjen e saj.

Bashkëshorti e vrau gruan duke e qëlluar në kokë disa herë me metrin metalik që mbanin në dyqan për metrazhet duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, 63-vjeçari ka ulur qepenin, ka shkuar në një dyqan aty pranë  ka blerë një paketë cigare, dhe ka pritur pritur policinë.

Paraprakisht dyshohet se mosmarrëveshjet në familje kanë lindur pikërisht për dyqanin e metrazheve, pasi kishin kundërshti për shitjen e tij që agravoi situatën deri në vrasjen e 58-vjeçares. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se "ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava".

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të pranojnë institucionet shtetërore ulje të pagave si kontribut për situatën e krijuar nga COVID-19?

Komento

Komente

  • Vlonjati Pjella e Pjelles se Lushnjarit: 28/02/2020 09:44

    Baba quhet ai person që femijes se tij nuk i vret nenen (rast ekstrem) , apo dhe ai qe e mbron dhe qe i jep femijes se tij drejtimin e te ardhmes se tij dhe jo thjesht nje person qe fle me nje grua dhe e le ate shtatzane. Baba nuk eshte ai qe le nje grua shtatzane, por ai qe kujdeset qe fëmija i tij te kete shendet te persosur dhe te ekujlibruar psiqiko-fizik!

    Përgjigju
  • Konjak: 28/02/2020 08:18

    Keni te drejt Ana ,por jeta eshte kjo qe eshte .Ka te mirat e veta kenaqesite e veta miresite e veta ,por ka edhe poshtersit e veta barbarite e veta mashtrimet e veta injorancen e vet ;te gjitha keto nderthuren ne mes tyre ,dhe c'do njeri jeton ne vordullen e tyre .Vihet re rendom indiferentizmi , papergjegjshmeria ,jo vetem tek individi ,por edhe tek institucionet . C'do njeri ka pjesen e vet te se keqes ,si edhe te se mires , se keshtu e ka ndertuar zoti -natyra -,prandaj eshte e domosdoshme ,se pari, te jemi vetkritik ,per te pastruar shpirtin dhe ndergjegjen tone nga ligesia . Ne pamundesi per te jetuar te pavarur ,shoqerite njerezore kan ndertuar shtet . Vetem ligji eshte ai qe e mbron qytetarin ,prandaj qytetari duhet me fanatizem ta mbroje ligjin .Ne nje anarki te plot do te ndodhin keto qe ndodhin ,keto qe shohim .Fatkeqesi per ju ,por edhe per te gjithe shoqerin shqipetare . Zoti na ndihmofte .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Shkelqimi: 28/02/2020 02:08

    Te varet maskarai,,,,kush vret te vritet ,,nuk kemi pse ti mbajme me buke neper burgje,,prandaj duhet te kthejme denimin me vdekje,,amerika e ka...

    Përgjigju