Ura e 'vdekjes' mbi lumin Gjadër pa barriera mbrojtëse, premtime politike por asnjë investim! Banorët për Report Tv: Një makinë ra duke shkuar për të marrë nusen

Ura e Gjadrit, e cila lidh Zadrimën dhe Bushatin është një vatër e hapur aksidentesh me rrezikun e përditshëm për të marrë jetë. E ngushtë dhe pa mbrojtëse anësore, kjo urë nuk njeh asnjë investim përveç premtimeve politike.

Një burrë humbi jetën pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte përfundoi në lum, në tentativë për të shmangur përplasjen me një tjetër makinë në këtë urë mbi Gjadër. Tre vite më pas ura që lidh disa fshatra të Zadrimës në Lezhë me zonën e Bushatit në Shkodër vijon të jetë burim aksidentesh.

Kalimi është i rrezikshëm pasi ura është e ngushtë dhe pa mbrojtëse anësore.

"Sa pa marrë detyrën në Parlament thonë do t’i bëjmë të gjitha, kur vjen puna nuk bëjnë. Këtu është gjysma e Shkodrës. Me mjete të tonazhit të rëndë nuk mund të kalohet se ke frikë se bie në të, duhet të kalojmë nga autostrada. Askush nuk ka ndërhyrë, premtime ka pasur boll, gjë nuk është bërë. Ka pasur aksidente, ka vdekur një burrë këtu. Kur erdhën zgjedhjet thanë që do e bëjmë urën, ramë dakord edhe me Edi Ramën. Këtu vijnë makinat brenda, ka rënë një makinë duke shkuar me marrë nusen", thonë banorët.

Ura e Gjadrit nuk njeh asnjë investim që prej kohës së komunizmit kur është ndërtuar .

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale