Urdhërohet arrestimi i biznesmenit të 'Ambel Beach' në Dhërmi, Gjikoka ja mbath në Angli

Helidon Gjikoka

Helidon Gjikoka, biznesmeni i kompleksit turistik “Ambel Beach” është shpallur në kërkim, pasi gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa për caktimin e kësaj mase është bërë në gjykatë nga Prokuroria e kryeqytetit, e cila pas hetimeve të kryera konstatoi se Helidon Gjikoka, ishte implikuar në falsifikimin e dokumentave, ku ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme dhe i ka marë pronën një personi tjetër në Dhërmi.

Kërkesa për arrestimin e Helidon Gjikokës, ishte depozituar një muaj më parë, por për shkak të dekonspirimit të informacionit në gjykatë, mësohet se ai, ka mundur të largohet nga Shqipëria në drejtim të Anglisë, duke mos arritur të arrestohet nga policia e Tiranës.

Ndërkohë për këtë çështje penale pritet që gjatë kësaj jave, nga ana e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, të arrestohen dhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilët besohet se kanë ndjekur procedurat për hipotekimin në mënyrë të paligjshme të kësaj çështje.

Hetimet vijojnë dhe se Prokuroria ka siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marrë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka. Nga hetimet e kryera rezulton se Helidon Gjikoka është  "strubmullari" i mega skandalit, ku rezulton se disa vite më parë shtetasi Helidon Gjikoka, mori me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.

Synimi i Helidon Gjikoka të kapte biznesin dhe të përvetësonte më pas këtë pronë, e cila është e pozicionuar, buzë bregdetit në Dhërmi dhe bëhet fjalë për një hotel dhe një truall.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga 1 dhjetori mësimi i kombinuar në klasa dhe online, ju duket vendim i drejtë?

Komento

Komente

  • Myzeqari: 26/10/2020 18:00

    Ketyre te leg.dhe kadastrave do q...robte...hudhni dhe një sy andej nga Fieri.drejtori ësht hajn xheoash

    Përgjigju
  • Hipoteka: 26/10/2020 17:44

    Helidoni gjikoka esht kushuriri i par i Vezir gjikokes punojs ne hipotek te vlores qe ka ber cdogje falso ate shikoni se ai hedh firmen per pronat nga deti

    Përgjigju
  • Vicifoli: 26/10/2020 14:20

    Birisha u bani me proba Edvim Nagia kerkon tua mare shqiptareve te cohemi te shporrim ate e te mbrojm pronat qofte edhe me pishke

    Përgjigju
  • Niku: 26/10/2020 13:54

    Ohhh sa me behet qefi nqse arrestojne banditat e aluiznit vlore me ne krye kollozin,keta kane bere baterdine me prona dhe si pasoj jane vrare shume njerez....

    Përgjigju
  • Akrepi: 26/10/2020 13:18

    Bravo drejtesise . ja me ne fund , po triumfon e drejta , kaq e munguar dhe e kerkuar , per , dhe nga , populli . Ja sa trima jane , sharlatanet , hajdutet dhe kriminelet , kur i zbulon drejtesia , thyejne kembet , per tu fshehur . Edhe ne vrime te miut te fshihen , drejtesia , do triumfoje , do ti gjej , dhe do ti gjykoje .

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Basha akuza Ramës: I ofroi ish-komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua (por nuk tregon emrin e tij)