Urdhri anti-abuzim/ 7 produktet që lejohen të bëhen tendera për COVID-19, kontroll dhe kufizim institucioneve publike

Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik kanë miratuar një udhëzim të përbashkët, i cili parashikon kufizimin në blerjen e vetëm 7 produkteve dhe kontrollonin e të gjitha procedurave tenderuese nga institucionet publiken, në lidhje me pandeminë covid-19, për të evituar abuzimet e mundshme të zyrtarëve në këtë periudhë. Së pari, udhëzimi detyron ministritë, drejtoritë, bashkitë dhe institucionet e tjera që të zhvillojnë tendera vetëm për blerje materiale për mbrojtje personale dhe për shërbime dezinfektimi.

Udhëzimi përmban një listë me 7 mallra dhe specifike teknike, për të cilat mund të zhvillohen tendera në lidhje me pandeminë covid-19. Institucionet mund të blejnë vetëm materialet e përcaktuara në këtë udhëzim dhe asnjë produkt tjetër deri në fund të epidemisë. Konkretisht, institucionet publike mund të zhvillojnë tendera për blerje maska, doreza, sapun, xhel dezinfektues për duart, alkool, dezinfektues për sipërfaqet dhe termometër. Çdo artikull shoqërohet me specifikimet teknike. Artikulli përkatës i ofruar nga kompanitë private duhet të jetë sipas këtyre specifikime.

Gjithashtu, organet publike mund të kontraktojnë kompani të ndryshme për shërbim dezinfektimi. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor do të kryejë kontrolle gjatë gjithë periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore në institucionet publike, për të verifikuar zbatimin e këtij udhëzimi gjatë zhvillimit të procedurave tenderuese në lidhje me pandeminë covid-19. Udhëzimi ka hyrë në fuqi ditën e djeshme. Ky udhëzim vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për ligjshmërinë e disa tenderave të zhvilluara gjatë epidemisë, pas akuzave për abuzime të mundshme.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë