Urdhri i farmacistëve letër Ministrisë së Shëndetësisë: Na fusni te grupet e riskut për të bërë vaksinën anti-COVID! Na keni shpërfillur përgjatë pandemisë

Urdhri i farmacistëve letër Ministrisë së Shëndetësisë: Na fusni te grupet e riskut për të bërë vaksinën anti-COVID! Na keni shpërfillur përgjatë pandemisë

Foto ilustruese

TIRANË- Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka shprehur indinjatën ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe gripit që ka hartuar planin e vaksinimit në Shqipëri, sipas së cilëve nuk kanë llogaritur farmacistët.

Në reagimin e tyre zyrtar, Urdhri shprehet se është bërë e vazhdueshme shpërfillja ndaj farmacistëve jo vetëm në kohë normale, por është vënë re edhe gjatë pandemisë.

Për këtë arsye ato kërkojnë përfshirjen e farmacistëve në planin e vaksinimit, duke theksuar se edhe ato janë po aq të rrezikuar sa mjekët dhe infermierët.

" E nderuar Znj. Ministre, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në referim të udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkon nga qeveria përfshirjen e farmacistëve në planin e vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë. Është e pashpjegueshme që në një situatë të tillë pandemie farmacistët mos t’i shohesh si kontigjent me risk të lartë karshi infeksionit COVID-19, krahas kolegëve të tjerë punonjës të shëndetësisë mjek e infermjerë. Farmacistët ishin e vazhdojnë të mbeten në vijën e parë të përballjes me infeksionin COVID-19.

Farmacistët, deri me sot, janë përgjigjur vetë për të tëra masat mbrojtëse që u janë dashur, pavarësisht se profesioni i tyre siguronte kujdes shëndetësor për gjithë shoqërinë shqiptare. Për 12 muaj përballje me këtë armik mbarë botëror, farmacistët shqiptar, për asnjë moment të vetëm nuk e patën efektin suport të shtetit, i cili nuk gjeti asnjëherë asnjë mundësi apo hapësirë ti drejtohej e ta trajtonte këtë kontigjent profesionistësh ashtu sikundër bluzat e bardha e meritojnë.

Farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie.

Të shumtë janë farmacistët e infektuar në frontin e punës, mes tyre pati edhe farmacistë të cilët e humbën betejën me këtë infeksion. Të riskuar ishin edhe janë edhe familjarët e farmacistëve, të cilët jetojnë së bashku me riskun e profesionit të familjarit të tyre, e prap, këto bluza të bardha nuk vlerësohen se i plotësojnë kriteret për tu vaksinuar krahas kolegëve të tyre mjek. Nuk dime cili është grupi i ekspertëve që ka hartuar listën e profesionistëve me risk më të madh e që duhen vaksinuar më me prioritet, por bindja na thotë se vetëm njohës të mjeksisë ata nuk janë. Po të ishte ndryshe, nuk do të shpjegohej ky përjashtim i farmacistëve nga skema e vaksinimit. Ky përjashtim është veç një formë tjetër e shprehjes së vazhduehme të përçmimit deri në mohim për këtë ekip të bluzave të bardha.

I drejtohemi dhe i kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, si institucioni përgjegjës i shtetit Shqiptar, që ka për detyrë hartimin e politikave në mbrojtje të bluzave të bardha në situata të tilla pandemie, të përfshijë farmacistët në skemën e vaksinimit, njëkohësisht me kolegët e tyre mjek.

Qytetarët dhe qeveritë e mbarë botës i vlerësojnë dhe i respektojnë farmacistët si heronj, sepse këta profesionistë e meritojnë", shkruhet në njoftim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës