Urdhri i ri i Ministrisë së Bujqësisë: Mishi që vjen nga Brazili nuk do të kontrollohet 100% (VIDEO)

Kontenierët që vijnë me mish nga Brazili nuk do të kontrollohen 100% në pikat kufitare. Në një urdhër të ministrisë së Bujqësisë thuhet se ngarkesat e mishit që vijnë nga Brazili nuk do kontrollohen të gjitha, por vetëm ato që janë kapur më parë me shkelje.

Me këtë vendim Ministria ndryshon urdhrin e vitit 2017 të nxjerrë nga ish ministri Edmond Panariti i cili detyronte organet doganore të kontrollonin cdo ngarkesë me mish që importohej në vend.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë ky urdhër nuk eliminon kontrollet në pikat doganore, por i dyfishon për ato kompani që nuk kanë respektuar më parë rregullat dhe kanë sjellë në vend mish me probleme. Për ish-zëvendësministrin e Bujqësisë Alban Zusi, ky ishte një vendim i mirë dhe i vonuar. Zusi shtoi se kontrollet shtojnë koston për konsumatorin.

Prej tre vitesh ishim ne një situatë jonormale, pasi ngarkesat nga Brazili kontrolloheshin në masën e 100% duke krijuar një kosto tepër të lartë. Brazili është furnitori më i madh në botë për mish. Dhe ne duke ushtruar kontroll 100% i rritëm koston e produktit të mishit që rëndoi në konsumatorin fundor, dhe nuk krijuam asnjë vlerë të shtuar sigurie për konsumatorin.

Niveli i importeve problematike ka rezultuar 0.1%.Mishi që vinte nga brazili kontrollohej për përmbajtje që janë të parrezikshme tek mishi i derrit kryesisht. Bëhet fjalë për patogjen që shkatërrohen gjatë temperaturave të larta të pjekjes dhe mishi i derrit nuk konsumohet kurdo”, tha Zusi.

Por nga ana tjetër vlera e mishit që importon Shqipëria nga jashtë arrin në 736.5 milionë lekë, ndërsa ne eksportojmë vetëm 10.9 milionë lekë. Bazuar në të dhënat e INSTAT, ne importojmë në shifra të larta edhe kafshë të gjalla, pasi kemi importuar 423.7 milionë lekë dhe kemi eksportuar 6.1 milionë lekë.

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shkollat mbyllur nga koronavirusi/ A po funksionon mësimi online?

Komento

Komente

  • Keshtu funxionojn vetem shtetet e Xhungles: 17/02/2020 09:46

    Kjo Ministri , e cila duhet te ket nji disipline Ushtarake , sa i perket Mallrave Ushqimore qe hyjne nga Bota ne Shqiperi , qe gjithcka duhet te kaloje ne Scanerin Laboratorik (i cili duhet me qen Moderrn i Kohes ) leshon Urdhra te tille ,si me qen Shqiperia nji shtet me nji popull afrikane xhungle , me te cilin mundet ti hedhesh me konsumu gjithcka ,pa asnji lloj pergjegjesie si Shtet , ku mundet te experimentohet me cdo lloj semundje e virusi ,pra nji popull i pambrojtur i expozuar para cdo helmi viruesi vdekjeporures kanceri , sikur me qen Shteti Padroni i xhungles dhe populli kafhset e tij qe i hedhun me henger cte gjejn Botes !!!!!!!!!!!!! Ky eshte krim i pafalshem dhe ordiner . Un nuk mundem te konceptoj dot ,se s'i mundet ,me cilin guxim ,me cilen injorance , e papergjgjesi prej njeriu Ordier ,madje do thoshja kriminneli , jepe te tilla Urdhra !!!!! Nga eshte gjetur ky Model funxionimi Shteti - trgetie sepse ne Bote Europiane ate s'e ndesh e asnji vend. Dhe beni gam -gam ju me hy ne BE ? E dijn kta maskarenje ,njerez ordiner ,se si funxionojn Shtet e BE-se ? Kjo eshte cmenduri vertete . Jam admirues i PS-s ,por cfar lexojm ktu ,eshte teper zhgenjyese madje injoruese per shqiptaret . Shqiptaret e shkrete nuk i perfaqson me asji pushtet . Te gjithe jane ber "Hai" vetem me u be Miljoner . Dje ishin e pushtet bandat Antishqiptare Hieat e pd-lsi - sot qent pudell te PS-se , jane shdruar e Cakenj . Miistri i Bujqesise duhet te shkarkohet menjiher dhe Shteti duhet te bej transparente analizat e cdo mishi apo ushqimi qe exporton nga fudi i botes . Globalizimi po shpejton zhdukjen e Kombeve te dashur vllezer e motra shqiptare ,,, mos toleroni politiken te experimetoje me jeten tuaj . Kei toleruar cdo maskarallik ,.cdo poshterim por tashme duhet reagim .

    Përgjigju
  • Lori: 17/02/2020 07:43

    Kjo duhet te jete qeveri e cmendur leshi,mesaduket kjo kaperdetyre te importoje korrupsjonin ne kurriz te ketij populli qe po hesht kunder vehtevetes.Nerase eshte e vertet kjo qe shkruhet populli te cohehet i tyri ne kombe dhe tashqelmoje kete qeveri,

    Përgjigju
  • Te pjerdhsha trutharet e bujqesis!!: 17/02/2020 05:53

    o njerez te papergjesshem qe drejtoni kte dikaster ku keni degju ju neper bote qe nuk u behet kontroll 100% si thoni ju truthare!!!!Perkundrazi kjo do akoma nje mase me shtrenguese kontrolli qe te jen qytetaret me te sigurt per ate qe hajn dhe ushqehen turp tju vij e pesofshi ne koken tuaj ju hongert nji mortje mjer populli i shkret.

    Përgjigju
  • Dauti: 17/02/2020 05:37

    Qeverri e diskredituar! Mishi nga Brazili eshte me i infektuari dhe i kalbur magazinave me 10-tra vjet,si te mos kontrollohet?

    Përgjigju
  • Urdher Skadaloz i Ministrise Bujqesise !: 16/02/2020 19:50

    Ne asnji vend te Botes nuk lejohet madje zbarkimi ne Port i nngarkesave ushqimore ,te kalojne , pa ju bere kontrolli laboratorik Shtet i papergjegjshem

    Përgjigju
  • Ehhh: 16/02/2020 16:18

    Futini mish kali tani. Epo ca paskemi qen kundra njeri tjetrit

    Përgjigju