'Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!' Klosi i përgjigjet Berishës në Report Tv: Ti kishe interes! Unë e paralajmërova, i ofrova mbrojtje!

TIRANË - Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ju përgjigj në "Pa Protokoll" ish-kryeministrit Sali Berisha i cili në një intervistë televizive e akuzoi si urdhëruesin e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari.

"Është e 150 herë që e bën. Përgjigjen Berishës ja kam dhënë me kohë se e ka ngritur dhe në komision parlamentar. Berisha ishte më i interesuari për ta vrarë, meqënese ai përfitoi nga ajo vrasje.  Unë e kisha detyrë për ta ruajtur dhe e kam paralajmëruar i kam ofruar edhe rojë, ndërkohë që i interesuara ishte ai vetë", tha Klosi në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv.

 “E kam akuzuar në fillim, nuk e mohoj që e kam akuzuar se ai u vra kur ky ishte kryeministër, e vranë njerëz me uniformë, por pastaj duke zbërthyer mbrapa disa veprime, unë sot nuk mund të them se ai ishte. Nëse unë sot mund të them se jam 100% për Fatos Klosin, nëse mund të them se jam 100% për Skënder Gjinushin sipas të dhënave, nuk mund të them për Fatos Nanon. Dhe  të jesh i sigurt se jo një marrëveshje, por 1000 marrëveshje të kisha bërë me të unë nuk e hiqja këtë, nuk bëja dorëheqjen, por unë akuza të kota nuk mund të bëj për të. Unë në atë kohë e kam bërë akuzën sepse Fatos Nano ishte kryeministër, sepse ai e kishte Ministrinë e Brendshme, se ato që e vranë Azem Hajdarin ishin kapiten dhe major të Ministrisë së Brendshme”, tha Berisha një natë më parë.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 25/01/2020 23:28

    Birisha kishte me vra ma teper por nuk e la Klosi

    Përgjigju
  • populli: 24/01/2020 23:32

    Bravo te qofte qe e perzin akoma kazanin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen