Urgjenca e QSUT nuk është rikthyer ende në funksion të plotë! Nuk punon salla e koronargrafisë as observimi

Tirane- Urgjenca e QSUT-së ende nuk është rikthyer në funksion të plotë. Ndryshe nga sa pat deklaruar drejtoria e QSUT, më 31 maj 2024, urgjenca ende nuk i është kthyer 100% funksionit normal.

Report Tv mëson se sallat koronargrafisë nuk funksionojnë dhe nuk bëhet eficent shtrimi. Duke qenë se është ende kjo problematikë, rastet me probleme të zemrës, dërgohen ende në sanatorium. Bashkë me rastet, sipas grafikut në Sanatorium shkojnë dhe dy mjekë nga Urgjenca. Urgjencat e tjera paraqiten tek sëmundjet e brendshme në QSUT.

As observimi nuk është vënë në punë për shkak të disa defekteve me rrjetin elektrik.

Mësohet se observimi funksionon kur pacienti është në mbikqyrje ose kur nuk ka vend pavioni.

Ndërkohë është në funksion Imazheria, Eko, 3 skanerat, rezonanca, grafia janë vënë në shërbim të pacientëve jo vetëm në spital, por edhe ato që kanë lenë datë kontrolli.

30 mln lekë u alokuan për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT, ndërkohë Prokuroria e Tiranës kërkoi një riekspertim të shkaqeve të zjarrit. Drejtoresha Albana Fiço u dorëhoq pas 1 muaji e gjysmë, nga rënia e zjarrit dhe u emërua Alma Cani. 

Zjarri në urgjencën e QSUT-së që ra më 11 shkurt 2024  në katin -1 në Urgjencë, shkaktoi kolaps në repartin e urgjencave. Prej më shumë se 3 muajsh pacientët detyroheshin të shkonin për të marrë shërbim në spitale si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalin Memorial të Fierit.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 15/06/2024 14:12

    Pse budallenj janë t'a rregullojnë?! 52 mijë lek të reja një koronografi tek Spitali amerikan!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com

'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com