Uroi kombëtaren për eliminatoret, tifozët i kthehen Dukës: Largohu bashkë me Rejën, SPAK të hetojë

Uroi kombëtaren për eliminatoret, tifozët i kthehen Dukës: Largohu bashkë me Rejën, SPAK të hetojë

Tifozët e Kombëtares pavarësisht fitores me Andorrën janë të mërzitur për shkak të fundit të eliminatoreve ku kuqezinjtë nuk e bënë dot të mundur ëndrrën e shkuarjes në Botëror. Për këtë arsye në një postim të presidentit të FSHF-së Armand Duka në rrjetet sociale shumë tifozë kërkojnë largimin e tij.

Jo vetëm kaq, por tifozët ftojnë edhe SPAK-un të hetojë Dukën, ndërsa përveç presidentit kërkojnë edhe largimin e trajnerit. Ndër të tjera kjo nuk është hera e parë që tifozët i hakërrehen presidentit të FSHF-së që është në përfundim të mandatit të katërt në krye të institucionit të futbollit shqiptar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 17/11/2021 02:29

    Kush mendoni se jeni o shqipo ?Brazili?

    Përgjigju
    • Fghh: 20/11/2021 14:09

      Shif maqedonine.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës