‘Urraa po bie shi!’, në Australi ndodh mrekullia, fermeri brohoret nga gëzimi (VIDEO)

‘Urraa po bie shi!’, në Australi ndodh mrekullia, fermeri brohoret nga gëzimi (VIDEO)

Foto nga Australia

Shiu është diçka hyjnore për Australinë në këto ditë të zeza për ta.

Pas zjarreve të shumta që nuk po shuhen edhe pas përpjekjeve të shumta të zjarrfikësve, tashmë pritet vetëm një shenjë më e madhe se sa fuqia njerëzore.

Një video ka qarkulluar në rrjete sociale, ku fermeri australian brohoret me të madhe “Urraaa, po bie shi!”.

Ai ka dalë jashtë dhe po shijon shiun që bie vrullshëm.

“Urra po plagem!”, thotë ai duke mbajtur telefonin dhe duke u lagur në të njëjtën kohë.

Kujtojmë që rreth 1 miliard gjallesa janë djegur për së gjalli në Australi, kanë ndërruar jetë 24 persona ndër ta banorë dhe zjarrfikës.

E gjithë bota është solidarizuar me gjendjen e Australisë, duke ndihmuar financiarisht që vendi të kalojë këtë periudhë me pasoja katastrofike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)