Ushtronte aktivitet të paligjshme të lojërave të fatit, procedohet pronari i një lokali në Burrel

Pajisje elektronike të lojërave të fatit

Pronari i një lokali në Burres, U.P është proceduar në gjende të lirë pasi është kapur duke ushtruar aktivitetet të kundraligjshëm të lojërave të fatiti.

Në kuadër të parandalimit të ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 30-vjeçarit, policia e Matit ka evidentuar 7 pajisje elektronike në gjendje pune.

Në shërbim të provës materiale, 7 pajisjet janë sekuestruar nga policia.

Qytetari me inicialet U.P u procedua për veprën  penale "Organizim i llotarive të palejuara".

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi në Repolitix: Berisha 'tirani' i fundit në Ballkan, pas Millosheviç dhe Izetbekoviç, prandaj është e vëmendshme Amerika