UZKM nis trajnimin e menaxherëve
spitalorë,kontribut për shëndetësinë

UZKM nis trajnimin e menaxherëve<br />spitalorë,kontribut për shëndetësinë
TIRANE - Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” nis kurset e kualifikimit të menaxherëve spitalorë, qe do te merren me sistemin e financimit të shërbimit shëndetësor dhe analizat e kostove për grup diagnozash.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri i Shëndetëisë, Ilir Beqaj, ka falenderuar 'Zojën e Këshillit të Mirë' për kontributin e dhënë në fushën e shëndetësië, dhe ka deklaruar se do të ndryshojë edhe formula se si ddo të ndahen buxhetet për spitalet. 

"Spitalet do të financohen në bazë të paketave të shërbimit që paguesi i vetëm do të kontraktojë për kujdesin spitalor të çdo individi. Dëshiroj të përgëzoj dhe një herë universitetin katolik 'Zoja e Këshillit të Mirë' për nismën, gatishmërinë, shkallën e lartë profesionale të organizimit të këtij aktiviteti." tha Ministri Beqaj

Për rektorin e Universitetit “Zoja e këshillit të Mirë”, Paulo Ruatti, ky edicion i pestë në kualifikim e ekspertëve, tregon se sa rëëndësi i kushtojnë ata sektorit shëndetësor. 

“Ky kurs ka qenë shumë i rëndësishëm për operatorët shëndetësorë. Është e rëndësishme që ne mjekët të rritemi jo vetëm në kulturë dhe në teknologji por edhe në ndjenat më të thella dhe idealet që na insperojnë, se është thelbësore që t'u dhurojmë sa më të mirën të tjerëve”. tha Ruatti

Ndërsa ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, vuri theksin tek bashkëpunimi i mirë, mes dy vendeve tona. 

“U bashkohem fjalëve të ministrit të Shëndetësisë, që përkujtoi sot ngjarjen e 11 shtatorit. Sigurisht që pas asaj date historike e gjithe bota ndryshoi. E vuri në dukje edhe rektori Ruatti në trajtimin e aspektit etik, dhe sidomos në Shqipëri ku bashkëekzistenca fetare është një fakt natyral. Do të na e kujtojë sigurisht edhe Ati i Shenjte, i cili do të takojë krerët e feve të tjera në këtë universitet dhe do të mbajë një fjaë për temën e bashkëekzistencës dhe bashkëjetesës të feve në Shqipëri, të refuzimit të çdo lloj ndasie dhe përballimit të gjërave gjithmonë në harmoni” u shpreh Gaiani

Eventi formues zhvillohet në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë, Rajonin e Toskanës dhe universitetin e Firencës dhe ka për qëllim të krijojë një kulture menaxheriale të pëërbashkët për shërbimet shëndetësore në të gjithë bvendet e Ballkanit, të domosdoshme pëër këtë periudhë tranzicioni që po kalon shërbimi shëndetësor.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet