Vaj, birrë, karamele, çokollatë, kafe, qumësht/ Bllokohen rreth 200 kg produkte të skaduara

Vaj, birrë, karamele, çokollatë, kafe, qumësht/ Bllokohen rreth 200 kg produkte të skaduara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 193.23 kg produkte të skaduara për asgjësim, ndërsa ka gjobitur me 800,000 lekë subjektin që i tregtonte, “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz. AKU-ja thekson se ndërhyrja për kontroll është bërë pas sinjalizimit nga një qytetar se në këtë market tregtoheshin produkte të skaduara. Produktet e skaduara që janë sekuestruar dhe që do të asgjësohen, sipas AKU-së janë vaj, birrë, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, etj.

"73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt), 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër, produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, madje dhe havjar.

Në total u bllokuan për asgjesim 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2018. Pӫr shkeljet e konstatuara dhe bazuar nӫ parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit pӫr “Inspektimin nӫ Republikӫn e Shqipërisë”, AKU vendosi masat administrative si me poshte:

Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë, për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HACCP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë
".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjoni. Shkoder.: 24/05/2019 17:04

    AKU eshte nje organizem kriminal i paguar nga taksapaguesit qe vendos "gjoba" per llogari te xhepave te tyre taman si mafia.

    Përgjigju
  • Diku: 24/05/2019 13:48

    Cfare behet keshtu. AKU per cfare paguhet per te ven gjoba 100 mije lekshe. Po per shendetin e popullit te pa mbrojtur qe keta mother fuckes dyqanesh qe shesin ushqime te skaduara nuk e bejne se kan harruar nje qokollat pa shikuar daten e skadences po shesin me thase plot. Si ka mundesi qe kjo AKU e famshme nuk ja mbylle dyqanet ketyre pleherave qe po helmojne femijet per tu pasuruar. Dhe kjo AKU me shume duket si nje organizate mafioze gjobvenieje, sesa shteterore per te mbrojtur popullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet