'Vajza eskortë' nga Amerika Latine në Shqipëri, gazetarja Banushi: Rrjet i mirëorganizuar! Paguhen nga 150 -1000 euro! Softa: Shumica në Tiranë e Durrës

'Vajza eskorta’ vijnë nga Amerika Latine në Shqipëri për të ushtruar prostitucion. Qëndrojnë për disa kohë dhe pas tyre duket se janë tutorë shqiptarë.

Ky fenomen i ri që kryesisht zhvillohet në shtëpia që jepen me qera në Tiranë më së shumti apo Durrës, u nxor në pah pak ditë më parë kur një vajzë nga Kolumbia ra mbi tendën e lokalit pas një sherri me tutorin nga Shijaku.

Nga një identifikim i thjeshtë online i gazetarëve të 'Studio Live' në Report Tv janë gati 1232 vajza nga Amerika Latine e jo vetëm, që ushtrojnë këtë funksion.

Gazetarja Keti Banushi u shpreh në ‘Studio Live’ në Report Tv se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëorganizuar. Tregon dhe zonat ku janë të përqëndruara.

‘Kemi pasur raste sporadike edhe më herët. Një shtetase kolumbiane para pak muajsh protestoi para ministrisë lakuriq. Kërkonte pasaportën që ia kishin bllokuar. Ishte proceduar për ushtrim prostitucioni. E vetmja masë që merret është bllokimi i pasaportës. Edhe në rastin konkret. Janë të moshave të ndryshme nga 20 deri në 60 vjeç. Vijnë në Shqipëri si turiste e qëndrojnë për periudha disa javore. Nga 150 deri në 1000 euro. Mund ti aksesosh fare thjeshtë online.

Zonat më të përhapura janë Tirana dhe Durrësi. Në sezonin e verës ka dhe zona bregdetare. Kryesisht nga Amerika Latine, por edhe nga Spanja. Kur ndalohen pretendojnë se nuk i shfrytëzon kush por fakti që gjejnë shtëpi me qera dhe gjejnë dhe klientë, tregon se bëhet fjalë për një krim të organizuar.

Në rastin e Durrësit, personi nga Shijaku u procedua për dhunën, nga informaiconet dyshohet se ka qenë pjesë e skemës. Tutorët mendohet të jenë shqiptarë. Gjejnë shtëpi me qera dhe gjejnë dhe klientë, bëhet fjalë për një krim të organizuar. Rasti i Durrësit nxjerr në pah një fenomen shumë shqetësues. Edhe qytetarët kanë denoncuar disa raste të tilla,’ tha gazetarja.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa shton se në Shqipëri  ka edhe vajza që ushtrojnë prostitucion nga Ukraina, Moldavia apo Serbia.

‘Prostitucioni po rritet masivisht pas qendrave të masazhit. Është problem edhe për ata që japin shtëpia me qera. Ky lloj masiviteti ka sjellë një model të ri eskortë, jo vetëm nga Amerika Latine por edhe nga Ukraina, Moldavia dhe Serbia. Bashkëpunojnë me tutorë shqiptarë. Bashkëudhëtare me drogën, në shumicën e rasteve janë përdorues. Edhe shërbimet e taksive janë ndihmësit e tyre.

Është një shqetësim në rritje. Nëse mund të ketë një shifër, pjesa më e madhe rreth 500 rrinë në Tiranë. 

Ka ngritur një pyetje a duhet legalizuar ky fenomen. Shqetësim pë prostitucionin dhe për përdorimin e banesave, mosdeklarimi i administratorëve të pallateve , bëhet një problem shqetësues, prodhon edhe më shumë krim. Përdorin disa aplikacione, edhe faqe të tyre online. Fillon nga 200 euro ora. Bën një regjistrim në këto faqe, kushton 30 euro. Nuk e ke kontaktin direkt me femrat, por përmes një agjencie. Numrat janë spanjollë, por edhe anglez, bëhet porosia caktohet vendi dhe mënyra e pagesës.’ , tha Softa.

Gazetarja Keti Banushi nga ana tjetër tha se ka mungesë informacioni nga ana e policisë për këtë fenomen.

‘Vijnë si turiste dhe qëndrojnë dy javë 3 javë ose më shumë, prenotohen online dhe vijnë këtu. Duket një rrjet i mirëorganizuar. Policia më shumë fokusohet tek qendrat e masazheve, ku ka shumë vajza shqiptare kryesisht që arrestohen shoqërohen por pas një periudhe kohe këto vajza arrestohen për të dytën herë, por vajzat eskortë është më i rrallë. Po të futesh tek faqet e tyre i gjen fare thjeshtë. Ofrojnë shërbime, kanë numra shqiptarë. Por nuk kemi ndonjë operacion të dukshëm të policisë në lidhje me këtë fenomen. Mungon informacioni ose policia nuk i është futur kësaj pjese. Në lidhje me kët fenomen, vëmendja e policisë nuk është kaq e madhe.’, shtoi Keti Banushi.

Softa e sheh këtë fenomen të eskortës të lidhur me lëndët narkotike, pasi ato vajza thotë ai janë përdoruese të substancave narkotike.

‘Janë fenomene jo vetëm të reja, ky lloj shërbimi është futur me shtimin e turizmit. Densiteti brenda territorit e bën më të mundur prezencën e tyre. Janë vajza që realizojnë eskorta deri në një javë. Ka individualitet si organizohet por kryesisht janë me ndërmjetësim, përmes grupeve shqiptarë që i gjejnë dhe i sjellin. Janë aktivitete të pashkëputura nga lëndët narkotike. Është bërë fluide ky lloj prostitucioni. Nëse do ketë hetim, duke kërkuar informacion për lidhjet në territorin shqiptar.’, përfundon eksperti.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim

Bie në gropën e ashensorit të pallatit ku jetonte, plagoset efektivi në Sarandë! Niset drejt Tiranës për mjekim