Zjarrfikësi hero që rrezikoi jetën për të shpëtuar qenin e ngecur në shkëmb flet për Report TV: Kishte 7 ditë pa ngrënë e pa pirë (VIDEO)

Zjarrfikësi nga Elbasani, Florenc Elezi ka bërë të lumtur dy krijesa të pafajshme, një vajzë me aftësi ndryshe dhe një qen të ngecur në shkëmb prej 7 ditësh.

Gjithçka nisi me një telefonatë nga nëna e Fionës, e cila mori zjarrfikëset se një qen kishte ngecur rrëze një shkëmbi dhe rrezikonte të ngordhte.

Fiona, vajza me aftësi ndryshe kishte dëgjuar për ditë me rradhë të qarën e qenit dhe i kishte thënë mamasë së saj që ta shpëtonin.

Pas telefonatës, zjarrfikësit mbërritën në shkëmbin ku kishte ngecur qeni dhe e shpëtuan.

Florenci pranoi të ulej poshtë shkëmbit me anë të një litari që ta shpëtonte, duke rrezikuar edhe jetën e tij.

"Me anë të një telefonate nga qytetari ne e morëm vesh rastin. Qeni kishte 7 ditë pa ngrënë e pa pirë, kishte ngecur atje dhe duhej shpwtuar, por për këtë jemi për të shpëtuar gjithçka. Kur erdhëm në repart ishte vajza me lule për ne", është shprehur Elezi për Report TV.

Florenci jeton në Elbasan dhe prej 6 vitesh bën rrugën vajtje-ardhje për në Gramsh, aty ku ka edhe punën për të qenë në krye të detyrës.

Jeta e tij është e lidhur me një profesion shumë fisnik.

Pas ketij gjesti human ai mori një shpërblim, një buqetë me lule dhuruar nga Fiona per zjarrfiksin e saj hero në shenjë falenderimi.

Tashmë vogëlushen Fiona nuk e mundon më e qara e qenit dhe tashmë ai ndodhet në gjendje shumë të mirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 27/01/2020 23:58

    Bravo

    Përgjigju
  • Delinquenti: 27/01/2020 08:47

    Te lumte plako xhest human edhe ky I shpetimit te nje kafshe shtepiake, se KAFSHE JAN TE TJERET QE NUK DUHET AS TE COHET NEPER MEN ME I SHPETU

    Përgjigju
  • Hero: 26/01/2020 22:04

    Hallall qumshti i nenes o djal se dhe qeni shpeton jete e ka bekuar zoti

    Përgjigju
  • Klodi: 26/01/2020 21:03

    Nje falenderim per vajzen dhe nenen e saj,per keto djem heronj qe kan shpetuar nje jete dhe per juve gazetaret qe keni publikuar kete lajm.Nuk duhet te harrojme se dhe te shpetosh nje qen do thot te shpetosh nje jete

    Përgjigju
  • Loran shehu: 26/01/2020 20:27

    Hallall ta beft zoti ty o njeri i mir

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/01/2020 20:19

    Bravo, hero!❤️

    Përgjigju
  • Lori: 26/01/2020 19:52

    Ky person me shpirt te madh meriton vertet te vlersohet ne maksimum dhe ju lumt juve gaxetareve qe e keni publikuar nje gjest te till kaq te bukur e njerzor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale