Vajzave dhe grave afgane i privohen të drejtat dhe i ‘shtypen’ ëndrrat çdo ditë! E reja ‘rikthen shpresën’, hap shkollën online: Stilolapsi në vend të armës

Vajzave dhe grave afgane i privohen të drejtat dhe i ‘shtypen’ ëndrrat çdo ditë! E reja ‘rikthen shpresën’, hap shkollën online: Stilolapsi në vend të armës

Foto ilustruese

Ndërsa çdo ditë vajzave dhe grave të Afganistanit i “shuhen” ëndrrat, i ndalohet e drejta për studim dhe pasion, Angela Ghayur vendosi të rikthejë shpresën në sytë e shumë prej tyre në mënyrën e saj.

Me moton “Stilolaps në vend të armës”, ajo ka krijuar një shkollë online, ku deri më tani 1000 studente marrin pjesë rregullisht nën drejtimin e 400 mësuesve vullnetarë të cilët ofrojnë dijet e tyre çdo ditë.

Angela është në një farë mënyre, njëra prej tyre, pasi shumë vite më parë, në 1992, pas “shpërthimit” të luftës civile në Afgan dhe largimit në Iran, ajo, një vajzë e vogël atëherë humbi çdo të drejtë. Pas shumë përpjekjesh, babai i saj arriti të grumbullonte dokumentacionin e nevojshëm dhe vajza e vogël që sot është një mësuese, arriti të shkonte në shkollë.

Vite më vonë, pasi talebanët u rrëzuan nga pushteti, Angela u kthye në Afganistan dhe u kualifikua si mësuese e shkollës së mesme, përpara se të transferohej në Holandë dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar.

E paralizuar, përballë rimarrjes së pushtetit nga Talebanët, ajo vendosi të kontribuojë, shpirti “luftëtar” e “detyroi” Angelën të vepronte! Kështu ajo themeloi shkollën online, për të gjitha vajzat dhe gratë e interesuara, në një vend ku i janë privuar të gjitha të drejtat themelore.

Lajmërimin e ka bërë përmes një postimi në Instagram nga ku edhe njoftoi se kërkonte mësues vullnetar për të realizuar më së miri misionin e nisur. Nëpërmjet Telegramit ose Skype-it, ata ofrojnë më shumë se 170 klasa të ndryshme në internet, nga matematika te muzika, te gatimi dhe piktura. Shumica e mësuesve janë nga Irani dhe punojnë nga dy deri në tetë orë në ditë.

“Ndihem sikur kjo shkollë, është rezultat i të gjitha dhimbjeve, agonive dhe përvojave të mia. Motoja jonë është ‘Stilolapsi në vend të armës’ ” tha Angela.

“Lufta” për arsim në Afganistan është e vazhdueshme, edhe përpara rikthimit të talbeantëve në pushtet. Ministria e Arsimit ka njoftuar se në vitin 2019, më shumë se një e treta e të rinjve mbi 15 vjeç ishin analfabet.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja