Vakancat në bashki, Qefalia: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, inkurajojmë drejtësinë të veprojë! Mandati i tretë do jetë shpërthimi i ekonomisë shqiptare

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka folur për vakancat e krijuara në disa bashki  të vendit i cili tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Xhefalia në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori është shprehur se nuk mund të kalojmë në zgjedhje të parakohshme për 61 Bashki. Sipas tij në raste të tilla pritet dekreti i presidentit, Ilir Meta. Ai tha se  për këtë çështje duhet të veprojë drejtësia duke theksuar se e inkurajojnë atë të bëjë punën e saj.

“Ne kemi pasur bashki që kanë qenë pa kryetar dhe është pritur dekreti i presidentit për të caktuar datën e zgjedhjes. Kohët e fundit kemi pasur disa masa që sistemi drejtësisë ka dhënë për kryetarët e bashkive që dyshohen për abuzime. Kjo mbetet për tu parë se do veprohet në përputhje me kushtetutën sesi veprohet kur vendi është vakant. Kuptohet deri në kohën e nevojshme kur të vërtetohet fajësia e tyre. Patjetër që do ndërmerret, por nuk bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme në tërësi. Ka procedura të sakta sesi veprohet, nxirret dekreti për datën e zgjedhjeve. Do kalojë një normalitet të plotë. Nuk ka ndonjë gjë shqetësuese. Nuk bëjmë dot planifikim si do veprojë drejtësia sepse kjo është një gjë e shkëputur nga drejtimi i qeverisjes”, u shpreh Qefalia.

Ndër prioritete kryesore të Partisë Socialiste për mandatin e tretë, Qefalia renditi ekonominë e vendit si më të rëndësishmen. Ai tha se mandati i tretë do jetë shpërthimi i ekonomisë shqiptare dhe do konkretizohen shumë nga premtimet e PS pasi ato janë ndaluar për shkak të tërmetit dhe pandemisë.  

“Mandati tretë do jetë konkretizimi i shumë gjërave. Jemi stopuar për shkak të tërmetit në mandatin e dytë. Ky mandat do jetë një shpërthim i ekonomisë shqiptare duke filluar nga turizmi i cili ka një fluks të jashtëzakonshëm. Do jetë një bum i madh i ekonomisë shqiptare. Shumë banorë nuk do jenë më me qera apo çadra. Do jetë një konkretizim i atyre që kemi thënë”, vijoi Qefalia.

Ndër të tjera Qefalia e konsideroi të rëndësishme bashkëpunimin e Partisë Socialise me opozitën për çështje të cilat kanë interes kombëtar, duke theksuar se PS nuk është tërhequr nga opfera për bashkëpunim. Për Qefalinë ky bashkëpunim është ndjerë edhe tek opozita pasi deri më tani ata nuk refuzuar të marrin pjesë në parlament.

“Rama dhe ka shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe besoj që bashkëpunimi është ndjerë besoj edhe nga PD. Fakti që nuk kemi një bojkot të parlamentit po tregon që edhe PD dhe opozita po rreshtohet në institucionet përkatëse. Nuk ka asnjë tërheqje dore përkundrazi bashkëpunimi me opozitën për gjëra që janë çështje të interesit kombëtar, është element i rëndësishëm dhe i pandërprerë asnjëherë për opozitën. Çështje që kanë të bëjnë me integrimin e për sigurinë kombëtare janë çështje që opozita dhe mazhoranca duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin”, tha Qefalia.

I pyetur për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit që do të bëjë PS, Qefalia tha se do të fillojë nga dita e sotme dhe fokusi do të jenë të gjithë strukturat e PS deri tek Asambletë. Ndërsa për pjesën e dytë të analizës ai tha se i përket vënies në zbatim e programit të partisë që i është shfaqur elektoratit gjatë fushatës zgjedhore.

“Kongresi PS përcaktoi disa detyra për gjithë pjesën e anëtarësisë së Partisë Socialiste për të kaluar me analizë konkrete të rezultateve duke zbritur në çdo organizatë dhe për tu ngritur në asambletë. Kjo është një detyrë që fillon me datë 15 korrik dhe do ketë ecurinë e vazhdueshme për ta ndjekur në tërësi analizën e rezultateve të 25 prillit. Natyrisht që fokusi do i takojë strukturave të PS, të organizatave bazë dhe më pas për tu ngjitur në instancat më të larta. Kjo është pjesa që ka të bëjë me pjesën organizative të partisë. Pjesa e dytë që përbën edhe thelbin që është shumë e rëndësishme sepse vetë analiza që do bëj PS është fillimi i programit të PS për të zbatuar premtimet që për ne nuk kanë qenë elektorale por vazhdimi i punës së nisur për të përmbushur të gjitha ato që ne kemi linçuar para elektoralit. Do jetë një gjë që do fillojë të japë rezultatet e para”, u shpreh Qefalia.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin