Vakancat në Kushtetuese dhe rekomandimet e Venecias, Yuri Kim i shkon në zyrë Gramoz Ruçit (VIDEO)

Deklaratat e shpeshta kohët e fundit të ambasadores Yuri Kim për të ecur para me reformën në drejtësi dhe ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese ka bërë që ditën e sotme ajo t'i shkojë në zyrë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi pikërisht për plotësimin e vakancave në Kushtetuese.

Gjatë takimit Gramoz Ruçi është shprehur se "Kuvendi është i angazhuar në mënyrë maksimale për suksesin e reformës në drejtësi dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve si dhe nxitur integrimin e Shqipërisë dhe konsolidimin e demokracinë në vend". Pjesë e diskutimit kanë qenë dhe reforma zgjedhore edhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Më herët, Yuri Kim kërkoi që institucionet të adresojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias për vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe se institucionet duhet të bashkëpunojnë dhe nuk është koha 'për festa e valle'  pasi në atë opinion  asnjë institucion nuk  e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim.

Gjithashtu takimi vjen në të njëjtën ditë kur presidenti Meta i ka dërguar një letër Ruçit për t'u takuar ditën e sotme pikërisht për të folur për plotësimin e vakancave në Kushtetuese dhe adresuar të gjitha rekomandimet e Venecias.

Yuri Kim është takuar ditë më parë edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pikërisht që reforma në drejtësu të ecë para dhe të ketë një zbatim sa më të mirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar