Vaksina antiCOVID, Austria e Danimarka bashkëpunim me Izraelin, Serbia i dërgon 10 mijë doza Bosnjës 

Vaksina antiCOVID, Austria e Danimarka bashkëpunim me Izraelin, Serbia i dërgon 10 mijë doza Bosnjës 

Vonesat në sigurimin e dozave të nevojshme të vaksinës antiCOVID në BE ka bërë që shumë vende të drejtojnë sytë jashtë unionit. Austria dhe Danimarka kanë deklaruar se duan të bashkëpunojnë me Izraelin për të prodhuar vaksina të gjeneratës së dytë. Deri tani vendet e BE kanë deklaruar se 7.5% e popullsisë së BE-së kanë marrë një dozë vaksine krahasuar me 52% në Izrael.

Kancelari austriak Sebastian Kurz është i shqetësuar se lufta ndaj varianteve të reja të virusit të shfaqura së fundmi mund të jetë po aq e ngadaltë. Sa më shpejt të ndodhin këto dy procese dhe sa më të pavarur të veprojmë aq më mirë jemi të përgatitur për të trajtuar mutacionet e virusit kundër të cilave vaksinat tradicionale mund të mos funksionojnë.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është shprehur se kjo lëvizje nuk nënkupton ndarje, por ka për qëllim të plotësojë strategjinë e furnizimit të BE-së.

Nga ana tjetër Bosnja e cila deri tani nuk kishte filluar ende vaksinimin, ditën e sotmae kanë marrë  një ngarkesë me 10 mijë vaksina anti-COVID të siguruara nga fqinji i saj Serbia. Dorëzimi vjen në mes të një mosmarrëveshje me mekanizmin ndërkombëtar COVAX mbi një vonesë në dërgesat e planifikuara. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ishte i pranishëm në procesin e dorëzimit te vaksinave duke u shprehur se është  një akt solidariteti mes kombeve ballkanike. Kjo shënon edhe dërgesën e radhës të Serbisë për fqinjët e saj, pasi më parë vendi ka dërguar vaksina në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Turqia lehtëson masat kufizuese, në disa shkolla fëmijët janë rikthyer në klasa. Qeveria ka kategorizuar 81 provinca të Turqisë në zona me rrezik të ulët, të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë.  Shkollat janë lejuar të hapen në zonat me rrezik të ulët e të mesëm.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës