Vaksina anti-COVID, deputetja gjermane: Dështimi i BE-së në Ballkan, sukses për Kinën

Vaksina anti-COVID, deputetja gjermane: Dështimi i BE-së në Ballkan, sukses për Kinën

Foto ilustruese e vaksinës kineze

Pas vendimit të Serbisë për marrjen e vaksinës kineze, deputetja gjermane e partisë liberale, Renata Alt kritikon BE-në për dështim në ofrimin e vaksinës në Ballkan

Deputetja liberale e Bundestagut dhe anëtarja e Komisionit gjerman për Politikën e Jashtme, raportuese e grupit parlamentar për Europën Lindore, Qendrore e Juglindore, Renata Alt në një prononcim të saj për Deutsche Ëellen e quan si sukses tjetër të propagandës kineze, vendimin e Serbisë për marrjen e vaksinës Sinopharm.

"Edhe nëse BE ka përgatitur një paketë shtesë milionëshe për Ballkanin Perëndimor, tempi i breshkës në furnizimin me vaksinën dëmton vënien nën kontroll me efektivitet të pandemisë në rajon. Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të mbeten edhe më tej pas përpjekjeve të vaksinimit të vendeve të BE-së, kjo do t’i çojë ato më shumë në krahët e Kinës dhe Rusisë“, shprehet deputetja liberale, Renata Alt.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pas kritikave të bëra nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat bënë jehonë edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare, për sjelljen e BE me çështjen e vaksinave për rajonin, Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, ka dhënë lajmin se unioni ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-COVID për vendet e Ballkanit.

Mediat prestigjioze ndërkombëtare si "The Guardian' dhe  Associated Press pasqyruan shqetësimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe paralajmërimin se disa mund të shikojnë drejt Kinës dhe Rusisë teksa janë lënë vetëm.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të