Vaksina anti-COVID mund të mos jetë aq efektive ndaj variantit të ri të Afrikës së Jugut

Vaksina anti-COVID mund të mos jetë aq efektive ndaj variantit të ri të Afrikës së Jugut

Foto ilustruese e vaksinës anti-COVID

Një variant i ri i COVID-19 i cili fillimisht është shfaqur në Afrikën e Jugut dhe tani po përhapet në disa vende të tjera nëpër botë, mund të bëjë vaksinën anti-COVID pjesërisht të pavlefshme sa i përket efektshmerisë së saj, thanë studiuesit ditën e hënë.

“Në tashmë kemi të dhëna bindëse nga laboratorët tanë si edhe nga laboratorë të tjerë në botë të cilat mbështesin faktin se variantet e reja të COVID-19 janë tepër problematike”, tha Penny Moore, profesor i asociuar në Institutin Kombëtar për Sëmundjet ngjitëse në Afrikën e Jugut.

Shkencëtar nga Afrika e Jugur dhe nga vende të tjera në botë, po studiojnë nëse ky varianti i virusit mund të shmangë antitrupat e krijuar nga vaksinat. Rezultatet e studimit priten brenda ose dy javëve të ardhshme.

“Kur shohim mutacione të tilla sidomos në këto rajone, është një tregues i fortë se virusi ka arritur të shmangë antitrupat neutralizues, të cilat janë llojet e antitrupave që ndalojnë një virus të jetë në gjendje të infektojë një qelizë”, tha Moore

Koronavirusi mendohej të ishte relativisht i qëndrueshëm, por gati 100 milion njerëz janë infektuar dhe sa herë që përhapet tek një person tjetër, ai ka një shans të shndërrohet.

“I jep më shumë mundësi virusit të mësojë të jetë rezistent ndaj vaksinës”, i tha Paul Bieniasz, një infeksionist në Universitetin Rockefeller.

"Një sjellje e tillë “e keqe” nuk pritej koronavirus", tha Alex Sigal, një infeksionist në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore në Afrikë, për CNN.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet