Vaksina Covid, Gavi mbledh 8.8 miliardë dollarë. + 20% në krahasim me objektivin fillestar...Italia dhuron 287 milionë euro

Vaksina Covid, Gavi mbledh 8.8 miliardë dollarë. + 20% në krahasim me objektivin fillestar...Italia dhuron 287 milionë euro

Aleanca e Vaksinave Gavi ka deklaruar përmes një njoftimi në Twitter se ka grumbulluar prej 8.8 miliardë dollarë, si burime shtesë, për të siguruar që vaksina e mundshme kundër koronavirusit dhe vaksinat e tjera të jenë për të gjithë njerëzit në botë.

"Jemi të entuziazmuar të njoftojmë që qëllimi ynë është përmbushur dhe tejkaluar. Falë të gjithë donatorëve tanë, kemi arritur në një total prej 8.8 miliardë dollarësh." -shkruante Gavi

Kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili bashkë me lider të tjerë botërorë mori pjesë dje në Samitit Global të Vaksinës, deklaroi se Italia do të alokojë shumën 287.5 milion euro

Komisioni Evropian nga ana e tij ka dhuruar 300 milion euro që do të alokohen gjatë pesë viteve të ardhshme për të vaksinuar qindra miliona fëmijë në të gjithë botën dhe për të financuar rezervat e vaksinave kundër pandemive të ardhshme.

Presidentja e ekzekutivit, Ursula von der Leyen, gjatë 'Samitit Global të Vaksinave' të organizuar nga Gavi, aleanca botërore për vaksinat, tha se

"Vaksinat mund të shpëtojnë jetë vetëm nëse të gjithë ata që kanë nevojë mund t'i përdorin ato, veçanërisht në komunitetet më të prekshme dhe rajone të botës .

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:34
Bill Gates dhuron 1.6 miliardë dollarë për vaksinat, kujtdo që i duhet do ta ketë

"Sot fondacioni ynë ka premtuar 1.6 miliard dollarë për të ndihmuar Gavi-n (Aleanca e Vaksinave) të vazhdojë punën e tij fantastike për pesë vitet e ardhshme. Përveç kësaj, fondacioni është krenar të mbështesë angazhimin ne treguan e ri të vaksinave Covid-19 me një kontribut prej njëqind milionë dollarë, për të siguruar që secili që ka nevojë mund të ketë qasje në të, duke filluar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe popullsitë e tjera me rrezik të lartë infeksioni” – Kështu deklaroi Bill Gates, themeluesi i Microsoft, gjatë samitit virtual për vaksinat i organizuar më 4 qershor në Londër.

Aleanca e Vaksinave Gavi ka deklaruar përmes një njoftimi në Twitter se ka grumbulluar prej 8.8 miliardë dollarë, si burime shtesë, për të siguruar që vaksina e mundshme kundër koronavirusit dhe vaksinat e tjera të jenë për të gjithë njerëzit në botë.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)