‘Vaksina do të jetë gati në…’/ Bill Gates bën premtimin e madh

‘Vaksina do të jetë gati në…’/ Bill Gates bën premtimin e madh

Sipas Financial Times, Fondacioni i miliarderit Bill Gates ka premtuar se do të përqendrohet me të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit dhe se “Nëse gjithçka shkon mirë, brenda një viti vaksina kundër koronavirusit do të ishte në prodhim të gjerë".

Filantropi dhe themeluesi i Microsoft Corporation tha se fondacioni Bill & Melinda Gates, me një dhurim më të madh se 40 miliardë dollarë, do t’i kushtojë “vëmendje totale” pandemisë që ka vrarë më shumë se 350,000 njerëz dhe ka dëmtuar ekonominë në të gjithë botën.

“Do të keni ekonomi me nivele të ulëta të aktivitetit për vite me radhë”, tha Gates.

“Nëse gjithçka shkon mirë siç e kemi menduar, ne do të kishim në prodhim në shkallë të gjerë brenda një viti vaksinën kundër koronavirusit”, tha Gates në CNN.

Pandemia mund t’i kushtojë ekonomisë globale “dhjetëra triliona dollarë”, tha ai në intervistë.

Fondacioni ka kontribuar 250 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Gates gjithashtu ka mbrojtur Organizatën Botërore të Shëndetit kundër akuzave të presidentit amerikan Donald Trump.

“OBSH është shumë, shumë e rëndësishme dhe në të vërtetë duhet të marrë mbështetje shtesë për të kryer rolin e tyre gjatë kësaj epidemie”, tha Gates

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 29/05/2020 09:38

    Américain . çfar te pergjigjemi ty, ti e the vet pergjigjen ,, qe Bill eshte bashkekatundar i yt

    Përgjigju
  • Per Amerikanin nga Gje"e Gje"za: 28/05/2020 22:27

    ..Hope you're right, then I should apologize!

    Përgjigju
  • Gje"a'gje"za: 28/05/2020 17:12

    Billi ka konflikt interesi me OBSh..,nga njera ane gjoja Dhuron..per me shkarku nga Taksat te njejten shume si Donator..,dhe pastaj midis gjithe Kompanive Konkurruese..Licencen e Fiton si per cudi prape Billi..duke nxjerre fitime Kollosale..

    Përgjigju
    • Amerikani: 28/05/2020 17:53

      Ne shqipot jemi katran me boje. Turp te na vije, por fajin se ka billy. Tani ne shqiperi ne jena mesu qe na e kane me te futme qofte politika qofte komshiu qofte kusheriri. Seshte she ska maskarejn be bote dhe kur ta fut amerikani je me fat nese e kupton, por seshte rasti I Gates. Ai beri aq leke saqe ne kemi nje shprehje ktu, nese ai e sheh $100 kartmonedhe eshte me mire te vazhdoj rrugen sesa te ulet ta marri se humbet. Kam patur fatin te flas me te jatin e tij dhe ai eshte nje burre qe bota e ka zili dhe ashtu eshte edhe billi I biri. Ai dhuron dhe ka ngritur shume te tjere te dhurojne si eshte Warren buffet, Zef bezos, etj etj. Ata Po luftojne per ato njerez qe jane te pazote dhe ndryshe nga te tjeret ata nuk mburen. Bill and Melinda gates foundation kryen kerkime dhe bamiresi ne tere boten. Se bejne as per taksa as per fitim se dhe bamiresia ka nje nivel deri sa eshte taks deductible pastaj eshte nga zemra. Seshte per fitim ai edhe nese e prodhon do e fali kjo eshte philantropia qe ai eshte. Une e kam bashkekatundar timin jetojme me te njejtin fshat ndonese se kam takuar ate ose gruan e tij asnjehere por kam shume respekt per te. Seshte as sala as meta as rama as ndonje nga larot qe ju srejton(vjedh) ju. Ju lutem lexoni dhe flisni me fakte.

  • O billi: 28/05/2020 13:11

    Keta Gates e kan si rracë te luajn me jetën e njerëzve.. E filloi i gjyshi i Billit me Rochfelerat që nga vitet '20 të gjysmonte popullsin e globit e po e vazhdon ky shoku akoma sot e kësaj dite...paraja e ngre ujin ne hava thon keta pleqt tane... Mase ka na nje deboles për ne shqiptarët edhe na mban me hatër e nuk na zhduk fare si rrac Billi, se është bere si perendia vendos ai kush jeton e kush do vdes

    Përgjigju
    • O billi: 29/05/2020 14:10

      O trima nga ta nis me pare, ai ka vetëm një ide(dhe mase se ka keq) qe jemi shumë ne planet,duhen rralluar ca.. vetëm ne Afrikë Billi me Melanyn strerilizoj me mijëra vajza te reja qe mos te bejn fëmijë..Per fatin tim te keq punoj ne nje vend ku studiojmë shumë gjëra qe s'duken e qe s'dihen,nejse rendesi ka qe ben bamirësi.. e sa per Ainshtajn e tha ai i shkreti po kujt ja tha, budallallëkun varet nga kush krah e shikon... Nejse gjithë të mirat..e sa per te me pshurrur trut gjynah se kam 30 vjet qe ngela mbi libra..edhe se ne Toronto vajtem një jetë tere vëllai është nga Vlora edhe gjaku s'behet ujë i themi ne andej prandaj...

    • Toni: 28/05/2020 18:45

      O “billi”,injoranca juaj ka arritur në stratosferë! Mirë e ka thënë Ainshtajni:nuk e di nëse gjithësia(kosmosi) ka fund,por jam i sigurtë që budallallëku nuk ka!

    • Gates: 28/05/2020 15:05

      Të pshurrsha trut!

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës