Vaksinat për fruthin dhe gjoba
mjekëve, Ajazi: Vaksinoni fëmijët 

Vaksinat për fruthin dhe gjoba<br />mjekëve, Ajazi: Vaksinoni fëmijët 
TIRANE-Mos mbulimi i vaksinimit të fëmijëve në masën 95 % gjobiten me 100 mijë lekë të reja.

Edhe pse kjo masë administrative është e përcaktuar më ligj, sërish prindërit po shprehin neglizhencë për të bërë vaksinat fëmijëve, kryesisht vaksinën për fruthin, rubeolën dhe shytat. Mjekia pediatre Natasha Ajazi, sqaron për Report Tv rëndësinë e kësaj vaksine, edhe pse ndaj saj ka akuza.
 
Sepse kjo vaksinë akuzohet për autizëm, gjë për të cilën nuk e pranojmë, nuk është fare e logjikshme dhe e pranueshme që shkenca të prodhojë vaksina të atilla që të vrasi fëmijë të shëndetshëm, sepse nga i shëndetshëm të bëhet autik, do të thotë ta vrasësh atë fëmijë. 
 
Mosbërja e vaksinës tek fëmijët 1 dhe 5 vjeç, në raste epidemie jo vetëm që rëndon situatën, por ka edhe pasoja fatale.
 
Është kaq e rëndësishme sepse dy vaksinat e para fruthi dhe rubeola janë kaq të rëndësishme kur bien në një moshë, sidomos për vajzat që janë nëna dhe i kap në 3 mujorin e parë të shtatzënisë që mund të bëjnë dhe lindjen me anomali, po aq të rëndësishme për meshkujt që janë në moshën e riprovimit që mund ti lërë dhe steril”, tha Ajazi
 
Prindërit duhet të drejtohen konsultoreve dhe të kontrollojnë kalendarin e vaksinave për të siguruar një mbulim sa më të mirë për fëmijën e tyre, dhe të mos presin të telefonohen nga stafet e konsultoreve.
 
Kontingjenti i pa vaksinuar te fëmijët është kontingjenti më i rrezikuar të preket nga kjo sëmundshmëri shumë e rëndësishme dhe shumë e rrezikshme për fëmijët, prandaj vaksinimi i fëmijëve sidomos i moshës 1-vjeç dhe 5-vjeç që ka të bëjë vetëm me vaksinimin kundër fruthit, rabeolës dhe shytave është një vaksinim shumë i rëndësishëm për momentin. Prandaj iu drejtohem prindërve sillni fëmijët në konsultore në kohën e duhur dhe momentin e duhur”, vijoi Ajazi.
 
LIGJ Nr. 15, i cili ka dalë në vitin 2016 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE, ka rritur detyrimin ligjor për mjekët dhe institucionet që të vaksinojnë popullsinë, sërish i bëhet thirrje prindërve që të jenë edhe më të vëmendshëm.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra