Vaksinohen 20 mln qytetarë në Britaninë e Madhe, ulen infektimet me 40%

Pandemia ka shkaktuar mbi dy milion e gjysmë viktima në të gjithë botën (saktësisht 2,518,080) dhe vaksina antiCOVID është e vetmja shpresë për t’i dhënë fund pandemisë. Britani e Madhe është vendin në Europë që ka ecur me ritme të shpejta të vakisnimit ku deri tani janë vaksinuar 20 milionë qytetarë të saj. Rezultati është parë javë e kaluar ku numri i të infektuarve ka rëne me 40 %,  asnjëherë kaq pak raste të reja në 5 muajt e fundit të pandemisë.

Numri i rasteve të reja Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë me 40% në javën e kaluar dhe vdekjet kanë rënë me 1/3. Më shumë se 20 milion, 1/3 e të gjithë popullsisë kombëtare, janë tani njerëz që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6,035 raste të reja, shifra më e ulët ditore që nga shtatori i kaluar dhe 144 viktima.

Rënia e infeksioneve është për shkak të numrit të lartë të vaksinave të kryera tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.  Të gjitha familjeve në Angli me fëmijë në moshë shkollore ose në moshë kolegji do t'u ofrohen dy teste të shpejta Covid-19 për person në javë për të mbështetur përparësinë e qeverisë për t'i kthyer të rinjtë në klasë.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Të dielën zgjedhjet, cila prej partive politike bëri fushatë më të mirë dhe bindëse?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Godet me thikë 30-vjeçarin në Fier, arrestohet autori