Vala e tretë e pandemisë, mjekët francez frikë nga tejmbushja e spitaleve

Vala e tretë e pandemisë, mjekët francez frikë nga tejmbushja e spitaleve

Masat e reja kufizuese dhe vaksinimi anti-COVID nuk ka arritur të përmirësojnë situatën epidemiologjike në Francë, ku spitalet rrezikojnë të tejmbushjen.  Një alarm i tillë erdhi nga mjekët e kujdesit intensiv në Paris të cilët paralajmëruan se mund të detyrohen të zgjedhin se cilët pacientë do të marrin mbështetje për të jetuar.

Një paralajmërim i tillë vjen edhe pas refuzimit të presidentit francez Emmanuel Macron e tij për të mos bllokuar plotësisht Francën. Në vend të kësaj në vend është vënë në fuqi një shtetrrethim kombëtar, së bashku me kufizime të mëtejshme në zonat me numrin më të lartë të rasteve.

Shtetrrethimet më të rrepta janë zbatuar në disa rajone të Francë dhe ajo është vetëm një nga vendet evropiane që po lufton me një valë tjetër të rasteve COVID-19.

Në Spanjë, qeveria njoftoi të Shtunën se kushdo që kalon në kufirin francez do t'i kërkohet të marrë një test negativ PCR në më pak se 72 orë.

Belgjika ka mbyllur biznese jo-thelbësore siç janë parukeritë.  Polonia ka vendosur të mbyllë çerdhet, mobilieritë dhe dyqane të tjera jo-thelbësore si edhe sallone bukurie dhe parukerie.

Në anën tjetër presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje rusëve që të vaksinohen, në një kohë që vendi përballet me një hezitim të vaksinave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin