‘Vala po niset drejt lindjes’, OBSH paralajmëron Europë Lindore: Rrisni intensitetin e vaksinimeve anti-COVID

‘Vala po niset drejt lindjes’, OBSH paralajmëron Europë Lindore: Rrisni intensitetin e vaksinimeve anti-COVID

Foto ilustruese

Zyra për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka bërë thirrje për rritje të përpjekjeve për vaksinim kundër koronavirusit në Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron po niset andej.

Shefi për Evropën në OBSH, Hans Kluge ka thënë se në dy javët e fundit, rastet me koronavirus janë rritur më shumë se dyfish në gjashtë shtete – Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë.

“Siç është pritur, vala e Omicronit po bartet në lindje”, ka thënë Kluge.

Dega e OBSH-së për Evropën krahason 52 shtete, përfshirë disa në Azinë Qendrore.

Kluge ka thënë se ritmi i vaksinimit është relativisht i vogël në disa pjesë të këtij rajoni.

Më pak se 40 për qind e personave mbi 60-vjeç janë vaksinuar plotësisht në Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kirgizi, Ukrainë dhe Uzbekistan.

Ai ka shtuar se në Bullgari, Gjergji dhe Maqedoninë e Veriut më pak se 40 për qind e punëtorëve shëndetësorë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Ai ka thënë se duke pasur parasysh shtrirjen e variantit Omicron dhe qarkullimin e variantit Delta në lindje, tani nuk është koha për të lehtësuar masat që dihet se funksionojnë në luftim të pandemisë.

Sipas tij, në mesin e këtyre masave përfshihet shmangia e ngjarjeve me shumë persona, vendosja e maskës në ambiente të brendshme dhe kryerja e testeve të shpejta për të identifikuar sa më herët rastet e infektimit./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Çiljeta flet për djalin e Albanit: I ngjan nënës së tij, ka fytyrë engjëlli

Çiljeta flet për djalin e Albanit: I ngjan nënës së tij, ka fytyrë engjëlli