Vallja e Tropojës, përgatitet dosja për në UNESCO/ Ja si mund të bëheni pjesë e komunitetit mbështetës (VIDEO)

TIRANË- Vallja e Tropojës, kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës së kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore jo materiale.

Së shpejti vallja pritet të bëhet pjesë e Unesco-s, për tu bërë edhe pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv  Dr. Rovena Vata u shpreh se aryseja kryesore përsë kërkojnë që të ruhet nga Unesco është sepse kohët e fundit ka një tendencë për të ikur nga origjinaliteti.

“Gjëja kryesore që ne kërkojmë të ruhet nga UNESCO sepse kohët e fundit ka filluar dhe ka një lloj tendence për t’i ikur origjinalitetit sepse ajo është origjinale si valle, si kërcim dhe ka tendencën që të përzihet me vallën e Rugovs, Shotës etj “ u shpreh ajo.

Por çfarë përmban dosja që do të dorëzohet së shpejti?

“Kjo dosje ka një formularë që  përmban shumë pyetje. Ky formular do një përgatitje të jashtëzakonshme shkencore dh akademike. Ky formular ka shumë pika, çfarë roli luan komuiteti, si do përfaqësohet në gjuhën ndërkombëtare ky element, po në komunitet si njihet , të cilat gjithë këto pikëpyetje që njerëzit mund të kenë  janë të sqaruara në formularë. Një pjesë shumë e rëndësishme është edhe roli i komunitetit , komuniteti është në dijeni që po bëhet kjo. Kemi arritur të mbledhim në një kohë rekord rreth 5 mijë firma. ” tha ajo.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e komunitetit mbështetës për mbledhjen e firmave që “ Vallja e Tropojës” të shkojë në UNESCO, mund të plotësojnë formularin me firmën e tyre deri në 5 Mars ndërsa dosja do të dorëzohet në Ministrinë e Kulturës në 20 mars.

D.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DoDona thot: 24/02/2021 17:33

    Jo vetëm Vallet,por krejt Ka'ndi'met=Kangët në Shqip :e Gegë e Toskë,Labëri e Dardani,Thesali e Thesproti Arbanite(nga Bjeshkët e Epërme e deri në Athinë)!..duhet me regjistru krejt "fjalët e dialektet e vjetër e të moçme të të gjitha Trojeve Iliro Arbëreshi Shqipfolëse!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale