Vangjeli në Report Tv: Sali Berisha ka qenë fati dhe fatkeqësia e Ilir Metës

TIRANË- Sot, për analistin Lorenc Vangjeli, Ilir Meta nuk është më një boksier i peshave të rënda që është vënë të luajë muzikë klasike me doreza boksi. Rrethanat kanë ndryshuar, e për rrjedhojë Vanegjli thotë se edhe roli i Metës, tani më është krej i ndyshëm.

“Duke kujtuar atë shakanë e famshme që ngjan si një boksier i peshave të rënda, që me doreza boksi në dorë luan muzikë klasike. Sot është në rolin e solistit në orkestrën tonë të zhurmës”, tha Vangjeli.

Aleanca e tij me Sali Berishën është kryefjalë e asaj se ç’po ndodh në opozitën e kohërave të fundit. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli tha se për Metën, Berisha është fati dhe fatkeqësia e tij.

“Sali Berisha ka qenë fati dhe fatkeqësia e Ilir Metës. Kështu e mendoj unë, në këtë pjesë të fundit, i bie të jetë pak fati. Fatkeqësia që ka rënë Berisha përballë SHBA, tentativa e aleatit tonë për të pasur edhe një sy nga opozita, zonja Kim në emër të SHBA në një mënyrë apo tjetër, ka votuar për kreun e nesërm të opozitës shqiptare Ilir Meta. Nëse do kishte një votë”, tha analisti.

Një koment e ka pasur edhe opozitën e Lulzim Bashës.

“Përkundër miqve të shndërruar miq apo e armiqve të bërë në miq, , përkundër të gjithë asaj që mund të të tingullonte e panatyrshme, e konsideroj që është fat, që Ilir Meta, me të gjithë dritëhijet e tij kthehet duke u bërë faktor kryesor për ringjalljen e opozitës dhe për të bërë të mundur atë që nëse kritikët e Ramës e quajnë kryeministrin me një sjellje pushtuesi, opozita e djeshme ishte një segment kuisling i saj”, tha Meta, e ndërsa në fund tha se “Tmerrohem kur mendoj se Rama, Meta e Berisha mund të kenë të drejtë kur flasin për njeri-tjetrin”, prandaj deklaron se nuk i mbetet gjë tjetër veç se të shpresoj për të kundërtën e atyre që ka dëgjuar.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë