Varhelyi: I kënaqur që Rama mirëpret opinionin e Venecias! Do ishte e matur që ndryshimet kushtetuese të votohen pas saj

Varhelyi: I kënaqur që Rama mirëpret opinionin e Venecias! Do ishte e matur që ndryshimet kushtetuese të votohen pas saj

Oliver Varhelyi

Ndërkohë që kryeministri Rama shprehet i vendosur për të votuar Kodin zgjedhor në Kuvend, komisioneri Varhelyi është shprehur sërish që ajo të bëhet pas opinionin të Komisionit të Venecias.

Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se do të ishte e matur që Kodi Zgjedhor, i kthyer në Parlament nga Presidenti, duhet të votohen pasi të vijë opinioni i Komisionit të Venecias.

"I kënaqur që Rama pret opinionin e Venecias për ndryshimet kushtetuese. Do ishte e matur të pritej opinioni para se të rivotohej në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 202" - shkruan Varhelyi në Tëitter.

Një reagim të tillë, komisioneri për zgjerim e bëri dhe ditën e djeshme, për të cilën kryeministri Rama u shpreh se votimet nuk do të shtyhen asnjë ditë.

Ndryshimet kushtetuese u kthyen në Kuvend nga Presidenti Meta dhe për Varhelyi, Kuvendi duhet ta marrë në konsideratë këshillën e tij.

Ditën e djeshme Meta parashtroi 8 pyetjet që i ka bërë 'Venecias' lidhur me këto ndryshime, për të cilat kërkon një përgjigje sa më të shpejt.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 27/10/2020 12:37

    Po cka ky Meta qe vetem llap,eshte bere me keq se Ver Llapa,mbeti me Kushtetute ne dore,tamam nje mafioz,nja dordolec president e mban ne dore dhe e shkel me kembe.

    Përgjigju
  • faro: 27/10/2020 12:32

    Katnari I Hungarisë, të bëjë veten dhe Orbanin qytetar dhe pastaj të dalë e të shëtisë si i zgjuari Europian

    Përgjigju
  • Populli: 27/10/2020 11:49

    Boll me keto Komisionet e Venecias,por parlamenti ta votoje pa i ndryshuar as pike e as presje,Parlamenti eshte i ligjshem e ne nje shtet sovran nuk do pritet gjithmone Kom.Venecias,ky komision jep opinion vendimi i mbetet shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus