Varhelyi 'nguli' këmbë të pritet vendimi i Venecias, Meta: Shpresoj të dëgjohen me mençuri, injorimit të kushteve për integrim do t'i vijë fundi më 25 prill

Varhelyi 'nguli' këmbë të pritet vendimi i Venecias, Meta: Shpresoj të dëgjohen me mençuri, injorimit të kushteve për integrim do t'i vijë fundi më 25 prill

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së komisionerit për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, i cili sërish u shpreh i vendosur se është më mirë që për të votuar Kodin zgjedhor në Kuvend,të pritet opinioni i Komisionit të Venecias.

"Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta", shkruan Meta.

Më tej ai ka shkruar se shpreson se kjo "këshillë' të dëgjohet me mençuri në të kundërt injorimi i kushteve të integrimit në BE, sipas tij do të ndëshkohet më 25 prill.

"Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten. Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe së bashku! Në 25 prill 2021, do fillojë Eepoka e re e sundimit te popullit, që do të sjellë edhe sundimin e ligjit në Shqipëri", shton Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesat për informacion

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesat për informacion