Varhelyi takohet me Metën: Ecja para me reformat, kyçe për integrimin! Presidenti: Do rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka zhvilluar ditën e sotme një takim edhe më presidentin Meta në Presidencë ku i ka dorëzuara tij progres raportin 2020. Gjithashtu komisioneri Varhelyi tha se diskutoi me Metën për nevojën për të ecur para me reformat që do e çojnë vendit drejt integrimit në BE.

"Diskutova me presidentin Meta për reformat e nevojshme në Shqipëri që do e çojnë vendit drejt integrimit në BE. Biseduam edhe për planin ekonomik dhe investimeve për Ballkanin Perëndimor", shkruan Varhelyi.

Por përtej këshillave të komisionerit, Presidenti Meta me një gjuhë kërcënuese ndaj qeverisë duke u informuar Varhelyi-n se do të rikthejë për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se e ka garantuar komisionerin se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.

Meta shkruan se 25 prilli do të jetë referendum popullor e do u japë përgjigjen e merituar të gjithëve që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit.

"Kënaqësi të takohesha me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi. E falenderova për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor. Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit. E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar. 25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit" - shkruan Meta në Facebook.

Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi u takua edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Më herët komisioneri zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe mbajti një fjalë përshëndetëse në Kuvend

Komisioneri Varhelyi  dhe Presidenti Meta

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen