Varhelyi bisedë me Bashën: Negociatat u hapën, detyrë e juaja të vazhdoni reformat

Varhelyi bisedë me Bashën: Negociatat u hapën, detyrë e juaja të vazhdoni reformat

Hapja e negociatave dhe vijimi i punës me reformat e vendit ka qenë pjesë e bisedimit që komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  

Varhelyi bëri të ditur se BE i qëndron gjithmonë pranë Shqipërisë në rastet e vështira, si ajo e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 por dhe situatës në luftën kundër koronavirusit. Ndërsa kërkesa e vetme e tij ishte që Shqipëria të vijojë punën e saj me reformat e rëndësishme në vend, gjë për të cilën thekson se ra dakord me liderin e opozitës, Basha.

"Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme bisedova sot me Lulzim Bashën, për rëndësinë e marrjes së dritës jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ne kemi rënë dakord se reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër koronavirusit", shkruan në twitter Varhelyi.

Më 24 mars Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian, njëzëri  i dhanë dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave, por duke i vendosur 4 kushte për të plotësuar para se të zhvillohej konferenca e parë ndërqeveritare. Në 4 kushtet përfshihen krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, Reforma Zgjedhore dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or Tej: 26/03/2020 23:07

    Ky Oliveri e din qe Luluqi eshte vrases dhe hajdut?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditjen botërore

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditjen botërore