Varianti afrikan i COVID mbërrin në Itali! Nga sot maska me detyrim në disa qytete, gjobë 280 euro kush nuk respekton rregullat

Varianti afrikan i COVID mbërrin në Itali! Nga sot maska me detyrim në disa qytete, gjobë 280 euro kush nuk respekton rregullat

Foto nga Milano, Itali

Varianti i ri i COVID i quajtur 'Omicron' ka mbërritur në Itali. Një rast është identifikuar në Milano ku pacienti vinte nga Mozambiku ndërsa mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tashmë ky variant është kthyer në një shqetësim pasi Britania e Belgjika tashmë kanë konfirmuar përkatësisht nga dy raste ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën.

Sakaq, duke nisur nga kjo e shtunë në Milano dhe disa qytete të tjera qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maskën. Detyrimi do të jetë në fuqi për festat e Krishtlindjeve deri në 31 Dhjetor. Mbajtja e maskës do të jetë detyrim për të gjithë qytetarët  nga ora 10 deri në 22:00 çdo ditë.

“Le të shijojmë atmosferën e Krishtlindjeve ,me sakrificën e vogël të mbajtjes së maskës”, ka shkruar kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, në rrjetet sociale duke prezantuar masën e re.

Qëllimi i kësaj mase synon të frenojë rastet e reja me Covid-19. Të gjithë ata që do të shkelin rregullat e reja do të përballen me një gjobë prej 280 euro. Pas qytetit të Milanos edhe Bolonja dhe Bergamo kanë imponuar të njëjtën masë. Edhe bashki të tjera si Roma apo Firence po konsiderojnë të ndjekin një hap të ngjashëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth

Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth