Fier- Varka e vjeter që u gjet në brigjet e lumit Vjosë, pranë fshatit Kashisht të Fierit nuk i përket Mesjetës. Historiani Bashkim Vrekaj, ka kundërshtuar hipotezen e hedhur një ditë më parë nga studiuesi Ilirjan Gjika. Historiani Vrekaj u shpreh këtë të martë se për nga ndërtimi, ajo mund t’i përkasë shekullit XX-të.
"Sa i përket gjetjes në fjalë nuk mund të japim një opinion të qartë nëse është mesjetare apo më e vonë, por nga mënyra e ndërtimit besoj se është një varkë e 100 vjecare që lidhet me luftën e parë botëtore. Gjatë kësaj lufte, Vjosa shërbente si kufi mes austriakeve dhe italianeve" thotë historiani Bashkim Vrekaj
Ndërsa një ditë më parë, studiuesi Ilirjan Gjika në një bisede telefonike tha se lumi Vjosë është i njohur për lundrimin e brendshëm. Varkat janë përdorur për transport mallrash edhe njerëzish, qoftë edhe për të lidhur Fierin me Labërinë, në mungesë të urave.
“Varka e vjetër nuk përjashtohet mundësia t'i përkasë Mesjetës, nga antikiteti te periudha Moderne, pasi lundrimi në Vjosë është i kahershëm, qoftë në mënyrë gjatësore ashtu edhe tërthore”, u shpreh Gjika.
Skeleti i varkës doli në sipërfaqe si rezultat i rënies së nivelit të lumit Vjosë, në pjesën e fundme të fshatit Kashisht të Fierit. Ajo është zbuluar nga barinjtë e zonës prej pak ditësh dhe ende gjendet në Kashishtë në pritje të specialistëve, që do duhet të specifikojnë periudhën dhe përdorimin e saj.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23%
-
Jo
23.4%
-
Nuk e di
53.6%
Vota total: 11413
Lajme të tjera
-
FOTO/ U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut të Fierit i plagosur në spital
2 Maj, 10:17
-
Fier, i kërkoi favore seksuale klientes, hetohet në gjëndje të lirë avokati! Polici i burgut rrihet me sende të forta
1 Maj, 15:23
-
Fier/ Vranë me thikë dhe hodhën në kanal 23 vjeçarin nga Tropoja, arrestohet autori i dytë! ishte dënuar me 19 vite burg (EMRI)
30 Prill, 13:12
-
Iu gjetën 35 doza kokaine gati për shitje në automjet, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Fier
30 Prill, 12:34
-
Fier, përplasen dy automjete tek 'Ura e Mbrostarit', drejtuesja e Wolksvagenit dërgohet në spital
30 Prill, 11:48
-
FOTOT/ Vijon puna për transformimin e shkollës ‘Naim Frashëri’ në Fier
30 Prill, 08:31
-
Mallakastër/ Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari, policia i gjen në makinë armë zjarri dhe municion luftarak
28 Prill, 12:07
-
Para turit me diasporën, PS riorganizohet brenda vetes! Më 10 dhe 11 maj, anëtarët zgjedhin me votë delegatët
27 Prill, 22:36
-
Studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar: Jo ndërtimeve në Zvernec!
27 Prill, 16:46
-
TEC në tokë bujqësore? Këshilli bashkiak i Roskovecit miraton planin që i hap rrugë ndërtimit, banorët kundërshtojnë
26 Prill, 19:08
-
Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital
26 Prill, 17:43
-
Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës
26 Prill, 17:27