Vasili: Ramën e pret burgu, s'ka hallate të përgjigjet

Vasili: Ramën e pret burgu, s'ka hallate të përgjigjet

Kreu i Grupi Parlamentar të Lëvzjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën  e kryeministrit Rama në kongresin e Partisë Socialiste.

"Edi Ramen e pret burgu sepse e beri policine rrecke dhe pagatore te krimineleve. Qeverisja eshte sot thjesht nje zgjatim i krimineleve. Edi Rama s'ka hallate te pergjigjet, se ja kane kapur kriminelet dhe e terheqin zvarre. Audiopergjimet e fundit groposen Edi Ramen si kryeministrin e vetem ne histori si hipoteke e krimineleve. Kriminelet kane vene nen urdhera dhe komandojne policine e shnderruar perfundimisht ne lecken e tyre. Ky eshte asgjesimi i Edi Rames dhe qeverise te cilet nuk mund te rrijne me asnje sekonde ne ato karrige.

Cili qytetar beson më te policia? Cili qytetar beson me te qeveria? Cili qytetar beson me Edi Rama si peng i krimineleve? Cili qytetar beson me te prokuroria qe i sheh kriminelet te denoncuar dhe nuk i arreston? Cili qytetar beson me tek siguria e ketij vendi, kur sheh kriminelet qe paguhen nga policia? Cili qytetar beson me tek mbrojtja e shtetit kur sheh policine qe trajtohet si qen prej trafikanteve?

Koha e kryeministrit te "semure" qe fryhet si gjel i tredhur ka vdekur sot eshte koha e qytetareve", shkruan Vasili.

1551351087_petritvasili.jpg


Lajmi kryesor:

Vijnë reagimet e para (refuzuese) nga PD, Bozdo i 'pashpresë': E bëjmë sfidën nëse fitojmë vetëm një bashki!


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës