Vasillaq Zëri përcillet për në banesën e fundit, Meta: Ishte magjistar i topit

Sot është përcjellë për në banesën e fundit ish-futbollisti i shquar, Vasillaq Zëri. Ai ndërroi jetë dje në moshën 66-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Në homazhe ishin të pranishëm miq, sportistë, por edhe politikanë. Mes tyre ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Pasi i shprehu ngushëllimet familjes Zëri, të afërmve dhe kolegëve, Presidenti Meta u shpreh para mediave se Zëri la gjumë të pashlyera në futbollin shqiptar.

“Është një humbje shumë e madhe dhe tepër e parakohshme për të gjithë sportdashësit, për të gjithë botën e futbollit.  Me nderim të veçantë por edhe trishtim të thellë u përula sot për herë të fundit përpara Vasillaq Zërit, këtij futbollisti të madh e të paharruar të viteve '70-'80, i cili jo vetëm njihej si magjistari i topit, teknikës dhe driblimit, por edhe si gjeneratori i kompozimit të trios së jashtëzakonshme Zëri, Përnaska, Ballgjini, që la gjumë të pashlyera në futbollin shqiptar. Ne do ta nderojmë Zërin edhe si trajner e edukator i fëmijëve dhe brezave të rinj me futbollin, por edhe me vlerat më të mira qytetare’u shpreh Presidenti Meta.

Zëri ishte një nga futbollistët virtuoz dhe bënte pjesë në atë që u quajt brezi i artë i Dinamos së Tiranës ekip me të cilin luajti që nga viti 1974 deri në vitin 1983 ndërsa në vitet 1976-1982 Zëri zhvilloi edhe 6 ndeshje me ekipin Kombëtar. Ndërkaq në vitin 2001 Vasillaq Zëri drejtoi edhe Shqipërinë e 21 vjeçarëve. Vasillaq Zëri ka qënë pjesë për vite me radhë edhe e strukturave të FSHF-së ndërsa Federata e ka nderuar atë me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 26/01/2019 14:28

    Sot eshte njeri I mire dhe besoj qe ishte I mire sic flasin shum, po' per spiunlliqet qe bote ke shefat pse nuk kujtohet njeri me I kujtu apo ku nderron jete tjetri vetem te mira duhen thene........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium